Kadri MUKA/ Falja e borxheve dhe padrejtësitë e pambyllura ndaj ushtarakëve

620
Pas deklarimit të ministrit Klosi për vendimin e qeverise për faljen e borxhit që ushtarakët i kanë sigurimeve shoqërore nga rillogaritja e pensionit, që nga ai moment e deri më sot është shkruajtur e folur shumë në median televizive dhe shtypin e shkruar nga aktorë e faktorë të ndryshëm. Një pjesë vlerësues e tjetra kritikues për projektligjin që Këshilli i Ministrave ka çuar për miratim në Kuvend. Sigurisht gjithkush në përshtatje me këndvështrimin dhe qëllim e vetë. Ky qëndrim i qeverisë ka ardhur pas takimit që Ministri Klosi dhe këshilltari për sigurinë i Kryeministrit, Lleshi patën me përfaqësuesit e Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë dhe Alenacës Kombëtare të Ushtarakëve. Në atë takim si hap i parë u kërkua pikërisht falja e “borxheve” dhe në të mëpasmen shfuqizimi i aktit normativ nr.5, datë 10.11.2010, për ti dhënë fund padrejtësisë dhe mohimit të së drejtës së fituar nga një ligj organik me një ligj të zakonshëm. Me projektligjin qeveria plotësoi kërkesën e parë dhe për çështjen e dytë ka ngritur të veçantë pune. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe përsa kohë një pjesë e ushtarakëve dhe punonjsve të policisë, gardës, shërbimit informativë apo atij të kontrollit të brendshëm nuk do të paguajnë atë që u ka mbetur pa paguar nga shuma e llogaritur si “debi (borxh)”. 

Problemet e projektligjit

E keqja është se me projektligjin ashtu siç është paraqitur për miratim nuk merr zgjidhje pikërisht ajo që është kërkuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe që dy vendimet e saj, vendimi nr.33, datë 24.06.2010 dhe nr.2, datë 18.02.2013 u ka njohur për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi, të cilat antishteti u ka mohuar këtyre përfituesëve nëpërmjet një procesi të parregullt ligjor. Procesi i parregullt ligjor i antishtetit i ka shpallur ata debitorë, pavarësisht se debitori real i madh dhe i vetëm për këtë çështje është shtetit. Në shtetin e së drejtës që deklaron preambula e Kushtetutës dhe sanksionon neni 3 i saj, e drejta sipas nenit 4 pika 1 të këtij ligji themeltar, përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit dhe sipas nenit 15 pika 1 të drejtat qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik. Shteti është pikërisht ai që dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësinë shoqërore, rendin kushtetues i sheh dhe i trajton si bazën e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë. Shteti është ai që nuk del jashtë bazës dhe kurfirit të së drejtës dhe që respekton rendin juridik të së drejtës. Në momentin që shteti nuk realizon këto, ai nuk është e nuk përfaqëson më shtetin por antishtetin. Ai që quhet e përfaqëson realisht shtetin e ka kryer detyrën dhe detyrimin e vet. Ai me nenin 12 të Kushtetutës ka përcaktuar vendin, rolin dhe misionit e Forcave të Armatosura. Me nenin 167 ka përcaktuar vendin, rolin dhe misionin e ushtarakut si pjestarë i këtyre forcave. Këto i ka pasuar me garantimin e së drejtës së zgjedhjes së profesionit, garantimit të mjeteve të jetësës nëpërmjet profesionit dhe mbrojtjes shoqërore në punë nëpërmjet nenin 49 të këtij ligji themeltar të shtetit. Ai e ka kryer edhe kur nëpërmjet nenit 52 pika 2 e Kushtetutës ka garantuar të drejtën e ndihmës në kushtet e përcaktuar nga ligji në rast papunësie të padëshiruar dhe mbetjes pa mjete të tjera jetese për shkak të ndërprerjes së ushtrimit të profesionit. Këtyre i ka shtuar njohjen dhe garantimin e statusit të veçantë të ushtarakut, me nenin 1 të të të cilit ka përcaktuar pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore dhe në këtë kuadër me nenin 35 pika 1 të këtij statusi i ka njohur ushtarakut të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës mujore për 12 e 15 vjet deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar kësaj 2%për çdo vit mbi 12 e 15 vjet vjetërsi shërbimi. E drejtë kjo e cila sipas 52 pika 2 e Kushtetutës përbën një të drejtë themelore kushtetuese. Shteti nuk është mjaftuar vetëm me këto. Ai, me nenin 42 pika 1 të ligjit themeltar, të drejtën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën e nenit 35 pika 1 e statusit të ushtarakut deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie e ka deklaruar të pa cënueshme pa një proces të rregullt ligjor, sikundër me nenin 15 pika 1 e përcakton të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe që qëndronë në themel rendit juridik. Me vendimet nr.9/2007; nr.33/2010 dhe nr.2/2013 të Gjykatës Kushtetuese nuk lejon të zvogëlohet apo kufizohet as për interest e rëndësishme publike. Pas vendimit nr.33, datë 24.06.2010, detyra dhe detyrimi i shtetit në respektim të nenit 132 pika 1 e Kushtetutës, ishte të përputhte nenin 14, 27 dhe 29 të ligjit nr.10142/2009 me detyrimet e këtij vendimi. Por çuditërisht, vendin e shtetit e zuri antishteti, i cili ndryshe nga shteti duke patur filozofi mendimi dhe praktikë veprimi mosrespektimin, shkeljen dhe moszbatimin e Kushtetutës dhe mosrespektimin e rendit juridik të përcaktuar prej saj i zëvendësoi ato me plotësimin e oreksit të pushtetit dhe pushtetmbajtësit. 
Akti famëkeq i Këshillit të Ministrave
Vallen e nisur me nenin 14 pika 2, 27, 29 pika 2 dhe 31 paragrafi 4 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, të cilën ia ndërpreu Gjykata Kushtetuese me vendimin 33, ai e rinisi me vendimin nr.793, datë 24.09.2010 të Këshillit të Ministrave, vendim i cili urdhëroi zbatimin e këtij ligji pa respektuar shfuqizimin e pikës 2 të nenit 14 si dhe neni 27 dhe interpertimin e nenit 29 të këtij ligji dhe e kaloi atë në ekstazë me aktin normativ nr.5, datë 10.11.2010 po të Këshillit të Ministrave. Me këtë akt famkeq, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi e caktuar nga neni 35 pika 1 e statusit të ushtarakut dhe pika 1 e nenit 14 e ligjit nr.10142/2009 sanksionuar kushtetuese pas shfuqizimit antikushtetues të pikës 2 të këtij neni e zvogëloi në masën 1.5% të pagës mesatare neto referuese për vit shërbimi. Pra, bëri pikërisht atë që me Kushtetutë, ligj dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar ta bënte. Antishtetin e Këshillit të Ministrave me Aktin normative nr.5, datë 10.11.2010 e pasoi me ison e vetë antishteti Kuvend. Ky i fundit me miratimin e aktit normativ nëpërmjet ligjit ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, vulosi përfundimisht ndëshkimin e ushtarakëve dhe të punonjësit e policisë së shtetit, burgjeve, MNZSH, punonjësit e gardës, shërbimit informative dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, shpalljen e tyre debitor pa qënë debitor. Ishte antishteti ai që nuk përputhi ligjin nr.10142, dt. 15.05.2009 me vendimin nr. 33, dt. 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese. Ishte pikërishte antishteti ai që edhe pse ky vendim thoshte: “Nisur nga funksioni dhe rëndësia e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, zvogëlimi i masës së tij ose kufizimi nga neni 14/ 2 e ligjit objekt gjykimi të shumës maksimale që mund të përfitohet nuk janë veprime që mund të përligjen me interesin e rëndësishëm publik.”, me nenin 3 pika 1 të aktit normativ, masën 50% të pagës referuese për 12 e 15 vjet duke i shtuar kësaj mase 2% për çdo vit tjetër shërbimi të pikës 1 të nenit 14 të ligjit 10142/2009 dhe pikës 1 të nenit 35 të statusit të ushtarakut e zvogëloi dhe e bëri 1.5% të pagës mesatare neto referuese të të gjithë vjetërsisë së shërbimit. Ishte po antishteti që nga 1 korriku 2009 edhe pse ligji organik, statusi i ushtarakut masën 50% të pagës referuese për 12 e 15 vjet duke i shtuar kësaj mase 2% për çdo vit tjetër shërbimi dhe pika 1 e nenit 14 e ligjit e garantonin deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, me aktin normativ e cënoi dhe e vendosi në masën 1.5% të pagës mesatare neto referuese.

Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi

Ishte gjithashtu po antishteti, që 80 % të përfituesve që në datë 01.07.2009 paguheshin me 17 300 lekë ua zvogëloi dhe ua bëri 10 278 lekë. Që në këtë datë padrejtësisht dhe në sfidë të shtetit i shpalli debitore me 7022 lekë në muaj. Ishte sërish antishtetit ai që, ndërkohë që vendimi nr. 33 i Gjykatës Kushtetuese shfuqizoi antikushtetues pikën 2 të nenit 14 të ligjit nr.10142/2009 dhe shpalli kushtetuese pikën 1 të këtij neni e cila përputhej me pikën 1 të nenit 35 të statusit të ushtarakut, në pikën 1 të nenit 3 të aktit normativ përcaktoi se pika 1 dhe pika 2 e nenit 14 ndryshohet dhe bëhet: Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 1.5% e pagës mesatare neto referuese. Gjithashtu ishte antishtetit që edhe pse vendimi nr.33 i Gjykatës Kushtetuese shprehej qartësisht se: “Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara” dhe se “…kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve”. Më tej shtonte ”Në rast të kundërt, pra nëse do të bëhej një interpretim dhe zbatim ndryshe i kësaj dispozite, atëherë do të ishim përpara cenimit të parimit të sigurisë juridike” dhe “…neni 29 i ligjit 10142, dt. 15.05.2009 është i pajtueshëm me Kushtetutën, me kusht që dispozitat e tij të interpretohen si më sipër”, duke e pasuar këtë me me përfundimin se: “Asnjë interpretim tjetër i këtyre dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave të fituara nuk mund të arrihet në rast se dispozitave të kundërshtuara u jepet një kuptim tjetër” bëri dhe vazhdon të bëjë rillogaritjen. 

Shpallja e debitorëve

Kështu shumicën e përfituesve e shpalli debitorë në shumat 84 268 lekë për korrik 2009-qershor 2010, për 2010-2011 në shumën 87 636, për 2011-2012 në shumën 91 128, për 2012-2013 në shumën 96 187, për 2013-2014 në shumën 92 906, për 2014-2015 në shumën 103 392 dhe për 2015-2016 në shumën 104 820 lekë. Ishte po antishtetit që guxoi të ndryshojë të drejtën e fituar me nenin 52 të Kushtetutës që thotë: “Kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj” dhe të caktuar nga ligji organik, neni 35 pika 1 e statusit të ushtarakut e ndryshoi dhe e zvogëloi nëpërmjet ndryshimit të pikës 1 dhe 2 të nenit 14 të ligjit nr.10142/2009 me nenin 3 pika 1 të aktit normative nr.5/2010. Pra, ndryshoi një të drejtë kushtetuese të përcaktuar nga ligji organik me një akt që renditet i katërti në hierarkinë e rendit juridik pas Kushtetutës, statusit të ushtarakut dhe ligjit të sigurimit shoqëror suplementar. Këtë e bëri në kushtet, kur Gjykata Kushtetuese në një mori vendimesh të saj, vendimin nr. 29, datë 09.11.2005, nr.3, datë 20.02.2006 thotë: “Nga pikëpamja e burimeve të së drejtës, ligjet organike ose të cilësuara qëndrojnë më lart se ligjet e zakonshme”. Ndërsa në vendimin nr.19, datë 03.05.2007 thotë: “ata renditen pas Kushtetutës dhe para ligjeve të zakonshme të Kuvendit”. 

Shkeljet kushtetuese

Ndërsa në vendimin nr. 29, datë 09.11.2005; nr.3, datë 20.02.2006 thotë: “Rendi juridik nuk është një radhitje e barasvlershme normash, por një sistem hierarkik, i cili përbëhet nga nivele të ndryshme vlefshmërie dhe në secilin prej këtyre niveleve qëndron një normë ose grup normash, duke përftuar kështu edhe fuqinë e caktuar juridike”. Kjo piramidë aktesh normative ka në majë të saj Kushtetutën, e cila shërben si burim për aktet e tjera juridike“. Kësaj i shtojnë “…aktet juridike më të ulta duhet të jenë në pajtim me aktet juridike më të larta, si në kuptimin formal, ashtu edhe atë material.”. Me vendimin nr. 19, datë 03.05.2007 shprehet: “ndryshimet që mund t’u bëhen këtyre ligjeve ose dispozitave të veçanta të tyre nuk mund të arrihen nëpërmjet një ligji të thjeshtë, por nëpërmjet një ligji që do të kërkonte sërish të paktën tri të pestat e deputetëve”. Kurse vendimi nr. 6 datë 17.02.2012 thotë: “ligjet e zakonshme duhet të nxirren jo vetëm në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës, por duhet treguar kujdes i veçantë që ato të mos prekin rregullimet që përfshihen natyrshëm në sferën ekskluzive të ligjeve organike”. Ishte po ashtu antishteti, i cili në kundërshtim me përcaktimin e nenit 132 pika 1 e Kushtetutës se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare”, vendosi në kundërshtim me atë çka e detyronte vendimi nr.9/2007 dhe nr.33/2010 të Gjykatës Kushtetuese dhe për shkak të kësaj zvogëloi masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe shpalli debitor pa qënë debitor ushtarakët, punonjësit e policisë shtetit, burgjeve, zjarrëfikëse dhe punonjësit e shërbimit informativ, kontrollit të brendshëm, gardës. Përfundimisht, antishteti me proces të parregullt ligjor që ndalon neni 42 i Kushtetutës, cënoi të drejtën themelore kushtetuese që buronte nga neni 52 i Kushtetutës, përcaktuar me ligj organik, statusin e ushtarakut neni 35 pika 1 me dispozita të ligjit të zakonshëm nenin 14 pika 1 të ndryshuar me nenin 3 pika 1 e aktit normativ nr.5/2010 te miratuar me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010, dhe në moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shpalli debitor ata që nuk ishin debitor, kur debitor i madh dhe i vetëm dhe i vërtetë ishte shteti dhe vetëm shteti.

Vullneti i ndryshimit të realitetit negative të antishtetit 

Meriton vlerësim vullneti i ndryshimit të realitetit negative të antishtetit. Por, me projekt ligjin nuk bëhet tjetër veçsë shpallen debitorë pikërisht ata që nuk janë të tillë pra, ushtarakut, punonjësit e policisë, gardës, shërbimit informative, burgjeve e kontrollit të brendshëm, kur borxhli është shteti. Më e keqja është projektligji përligj dhe vendos në kushte pabarazie dhe diskriminimi ata që kanë paguar një borxh të paqënë borxhlinj si dhe ata që kanë vendim gjykate por edhe ata që rillogaritja do t’u bëhet 3 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Përveç këtyre projektligji nuk u kthen të drejtën e fituar dhe të njohur nga Gjykata Kushtetuese. Ai i damkos me vulën e borxhliut. Këto i shpalos qartë neni 1, 2 dhe 3 i tij. Në këto nene thuhet: Neni 1: “Falen detyrimet e papaguara, që kanë rrjedhur nga rillogaritja e pensionit të parakohshëm, bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, sipas gjendjes së tyre në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”. Neni 2: “Detyrimet e ushtarakëve, që janë krijuar si pasojë e zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, për njohje të masës së përfitimit pas datës 1.7.2009, në kundërshtim me formulën e llogaritjes së pensionit të parakohshëm, të përcaktuar sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk falen”. Neni 3: “Falen detyrimet që do të krijohen si pasojë e rillogaritjes së pensioneve, sipas dispozitave të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror”, të ndryshuar, për ata ushtarakë, për të cilët rillogaritja nuk është kryer deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Brenda 3 muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rillogaritjen e përfitimeve”. 
Nuk merr fund padrejtësia ndaj ushtarakëve
Me përfundimin e këtij afati, detyrimet që rrjedhin nga rillogaritja nuk falen. Me këtë projekt është e vërtetë se nuk do paguhet shuma e papaguar, por nuk merr fund e padrejta dhe padrejtësia dhe nuk vihet në vend e drejta. Përkundrazi, e drejta e garantuar nga neni 52 pika 2 e Kushtetutës dhe e përcaktuar me nenin 35 të ligjit organik, statusin e ushtarakut, 50% e pagës mujore (referuese) bruto për 12 e 15 vjet deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar kësaj mase edhe 2% të pagës referuese për çdo vit tjetër shërbimi mbi 12 e 15 vjet, i cënuar dhe mohuar nga një proces i parregullt ligjor me ligj të zakonshëm nga 1 korriku 2009, për shumicën do paguhet sa një pension minimal në shkallë vendi. Me të përligjet paligjshmëria e antishtetit dhe përdhoset shteti, autoriteti dhe dinjiteti i tij, si dhe paaftësia për t’u ngritur mbi antishtetin dhe mposhtur përfundimisht këtë të keqe të madhe që për 25 vjet, shtetin nga mbretëria e zotit në tokë e ka shndërruar në skandalin më flagrant të shoqërisë dhe vatrën e çdo poshtërsie. Nëse vërtetë shteti është i vendosur dhe ka vullnet të shpalos fytyrën e shtetit dhe të mos vijojë të jetë skandali më flagrant i kësaj shoqërie dhe vatra e çdo poshtersie, nëpërmjet këtij projektligji që pritet të bëjhet ligj , është e domosdoshme të ndryshojë pikën 1 të nenit 14 të ligjit nr.10142/2008 të ndryshuar. Në vend të asaj që thuhet në të të vendosë: “Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 50% e pagës mujore referuese bruto e çastit të lindjes të së drejtës duke i shtuar 2% të pagës mujore referuese bruto, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie” dhe “Efektet financiare shtrihen nga data e hyrjes në fuqi e ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar”. Vetëm kështu shteti realizon atë që e ka për detyrë dhe detyrim Kushtetues, programor e moral. Vetëm kështu tregon se është shtet dhe vepron si i tillë. Pa këto nuk ka e nuk mund të ketë rikthim të dinjitetit dhe autoritetit as të shtetit dhe as të ushtarakut dhe nuk ka as premtim të mbajtur. Pa këtë projektligji i paraqitur nuk është zgjidhje por thjeshtë hedhje hi syve dhe një propogandë e zbrazët që nuk bind por shton mosbesimin, i cili nuk ka për tu mbetur pa lënë gjyrmë. Jam i bindur se data e hyrjes në fuqi e këtij ligji nuk u ndryshon dhe nuk ka për t’u ndryshuar masën e pensionit minimal 12 000 lekë. 

Zhgënjimi tjetër për Forcat e Armatosura
Kjo nuk do të jetë optimizëm por një zhgënjim, zhgënjim qëi poshtëron vetë shtetin i cili ushtarakëve dhe përfituesve të tjerë të ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar u mohon të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50% të pagës mujore për 12 e 15 vjet deri në çastin e daljes në pension pleqërie duke i shtuar 2% për çdo vit tjetër shërbimi mbi këtë vjetërsi dhe pasardhësve të tëpërndjekurit i jepet 30 000 dhe atij të të dënuarit politik 60 000 lekë në muaj shpërblim. Nëse në projektligj nuk bëhet ndryshimi i pikës 1 të nenit 14 të ligjit nr.10142/2009 i ndryshuar dhe në të nuk pasqyrohet masa e caktuar nga pika 1 e nenit 35 të statusit të ushtarakut, fajin nuk e kanë ushtarakët, nuk e kanë punonjësit e policisë së shtetit, burgjeve, zjarfikëse apo ata të shërbimit informativ, gardës dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm. Gjithashtu fajin nuk e ka as Kushtetuta, sepse ajo në nenin 44 sanksionon “Kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhee të zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Fajin e ka shteti që nuk do të futet vetë në shtet por vazhdon avazin e antishtetit. Është ai që shpalli debitorë ushtarakët, ndërkohë që është vetë borxhli ndaj tyre që nga 3 korriku 1991 e deri më sot dhe që e thelloi atë veçanërisht pas aktit normativ nr.5/2010 dhe efekteve të tij nga 1 korriku 2009.
Sigal