Jo vetëm strehim të banorëve, Kosova hap dyert e shkollave për fëmijët shqiptarë

545
Sigal

Një ndihmë shumë të madhe pas tërmetit të 26 nëntorit ka ofruar edhe Kosova për vendin tonë, e cila ka strehuar shumë banorë që mbetën pa shtëpi.

Por ndihma nuk mbaron me kaq.

Kosova do të hapi shkollat për të gjithë fëmijët që janë larguar nga Shqipëria.

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur se fëmijët që janë strehuar aty, do të munden të vazhdojnë vitin shkollor atje.

Ai ka lajmëruar se së shpejti, Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë mësimi