Sarandë/ Zbardhet plagosja e rëndë paraditen e sotme

554
Sigal

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Ksamil të Sarandës, një 73 vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Shyqyri Saliaj mësohet se u qëllua me armë gjahu. Sipas policisë ngjarja mësohet se është aksidentale.

I moshuari është plagosur nga bariu Xhevahir Mema pasi ky i fundit dyshohet se e ka ngatërruar me kafshë të egër.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.2 Sarandë pranë vendit të quajtur “Antenat”, shtetasi Xh.M., 63 vjeç, banues në Ksamil, ka plagosur me armë gjahu “çifte” shtetasin Sh.S., 63 vjeç, banues në Ksamil.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi shtetasi Xh.M ka menduar se ka patur përballë kafshë të egër.Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme.