Jalla, jalla Osman Aga

1138
Nga Xhemal Ahmeti

Taktika e tjerëve për ta mbajtur të përçarë etnosferën shqiptare, respektivisht për të demoluar nga brenda “bashkimin eventual të shqiptarëve” (jo si shtet por si player unitar brenda politikave rajonale dhe globale) është kjo: Me ndihmën e Turqisë, shtetet si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi shpresojnë që popullatat e tyre shqiptare t’i largojnë sa më shumë nga qendrat e tyre etnosferike. Si turq ata nuk rrezikojnë territor, si islamistë nuk kanë gjasa të instalojnë sheriate në vende ortodokse; si shqiptarë ata mund t’i tkurrin territorialisht.

Daçiçi këndon Osman Agës
E dini kush është Osman Aga në këngën e Nenad Jovanoviçit? Bëhet fjalë për çerkezin e mbiquajtur Osman Topalli. Figura qendrore për deportimin dhe masakrimin e pakicave të krishtera brenda perandorisë osmane (1914- 1923) si dhe njëri nga aktorët kryesorë në masakrën ndaj armenëve. I njëjti, në historiografinë turke konsiderohet hero kombëtar e në historinë botërore (Mango.1999:213) si njëri ndër kriminelët më të egër të epokës. U habit Erdogan, se pse një ortodoks si ministri serb ia këndon këngën e Osman Topallit? E konsideroi si servilitet të skajshëm? Këtë nuk e dimë. E dimë ç’thotë kënga: Nga inaonline – 11/10/2017 10/11/2017 Ta futëm! “…Sonte është Jalla, jalla Osman aga – Iliria News Agency http://ina-online.net/jalla-jalla-osman-aga/ 2/4 Osman Topalli – maskaruesi! i zbrazur vendi yt/ Këngën tonë këndojnë, e ti s’je këtu/ Këndojmë Osman Agën e ti s’je më këtu/ Unë jetoj, jetoj nga kujtesa, jalla, jalla, jalla Osman Aga”. Ivica Daçiç i tha Erdoganit: Se këtu këndohet kënga serbe; s’ka këmbë osmani këtu, ngase ne nuk harrojmë. Dhe kjo është faqja më e sinqertë e politikës serbe: Serbia nuk e do Erdoganin për disa fabrika, as për besimin e tij; ka nevojë për të për shkak të shqiptarëve.

1. Ai në gropë tenton të dalë jashtë, që të mundet t’i zbulojë ata që e burgosin brenda. Ai nga jashtë mund t’i shohë të gjithë: Ata që gjenden në gropë dhe ata që i shtyjnë me këmbë për të mbetur brenda ose ua presin litarët. Këtu është dallimi ndërmjet perspektivës analitike nga brenda dhe asaj nga jashtë. Plus, qofsh brenda apo jashtë, duhet të jesh njohës kompetent i tri shkencave: historisë, gjeopolitikës së kohës dhe antropologjisë sociokulturore të shoqërive dhe vendeve që ekzaminon. Këto të duhen për t’i zbuluar mostrat e veprimit, funksionalitetin e tyre që të mundesh t’i zbulosh, se cilat janë synimet dhe cila do të jetë finalja e një procedure në zhvillim. Gjithë ata specialistë të jashtëm që kanë profesion proceset në Ballkan, raportet ndërmjet shqiptarëve, të tjerëve dhe anasjelltas, blloqet me tendenca dominimi, po i pyete se, cilat sfera të Ballkanit janë më të instrumentalizueshmet, ata pa u kujtuar as milisekonda do të të thonë: Shqiptarët! Psesë ndoshta ia dinë të shumtë përgjigjen: Ata me shkallën më të lartë të përdorimit nga çdo bllok interesash humbin gjithmonë më së shumti. Logjike: Interesat nga jashtë kanë interesa për jashtë, për ata e jo për mjetet që përdorin. Nëse e pranojmë këtë tezë, se shqiptarët janë ndër më të instrumentalizueshmit, atëherë kuptojmë pse etnosfera shqiptare, sidomos në fazën e tranzicionit ka humbur çdo imunitet. Ajo nuk është në gjendje të mbrojë veten, as atje ku qeveris e më hiç atje ku s’ka asgjë në dorë, përveç pjesëmarrjes dekorative në pushtete. Për ata që nuk e pranojnë këtë tezë e kemi një segment të veçantë nga historia e tri dekadave të fundit. Një proces që është regjistruar qysh herët si strategji e shteteve sllave dhe greke në Ballkan, mirëpo që dhjetëvjeçarin e fundit ka prodhuar aq fryte sa për të ngrënë, jo vetëm serbët, malazezët, grekët, por edhe shtete krejtësisht të largëta e përtej Bosforit. Rrëfimi është ky, për të cilin ne pretendojmë se është një grup argumentesh për t’i bindur ata që nuk pranojnë tezën tonë, mbi humbjen e shqiptarëve për shkak të instrumentalizimit të tyre dhe mungesës së imunitetit dhe dijes së shteteve shqiptare. 

Historia 
1. Nëpërmjet shpërnguljeve në Turqi Jugosllavia e vjetër dhe ajo e Titos synonin të këpusin dhe dëmtojnë kompaktësinë demografike të etnosferës shqiptare. 
2. Tito dhe Dimitrov për këtë krijuan Maqedoninë si Republikë dhe vunë në lëvizje të ashtuquajturit “kolonë internë” drejt Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për të përzier sa më shumë rajonet etnikisht kompakte. 
3. Nataliteti i lartë dhe grupet ilegale penguan në masë këtë proces, por megjithatë rajone të mëdha në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbinë Jugore e pësuan. 

Aktualiteti 
1. Që nga viti 1989 Turqia është aktivizuar në viset ku banojnë shqiptarët. 
2. Investimet janë dydimensionale: 
a) blerja e segmenteve jetike të ekonomisë ekzistenciale brenda shteteve shqiptare (energjetika, transporti, infrastruktura) 
b) fetarizimi proturk nëpërmjet tempujve dhe minimit të sekularizmit, jo vetëm brenda shteteve shqiptare, por kudo që janë “vëllezërit myslimanë”. 
3. Përkundër shkeljeve të rënda që Turqia ua bën kushtetutave sekulare të Malit të Zi (Tuzi, Ulqini), Maqedonisë (gjithandej), Kosovës, Shqipërisë (gjithandej) dhe Serbisë (Luginë Presheve dhe Sanxhak), duke futur namazin nëpër shkolla fillore publike, duke fetarizuar rëndë që nga çerdhet e deri tek universitet dhe atë me Islamin e jo me ortodoksinë, qeveritë nuk reagojnë kurrë, përkundrazi i mbështesin. Ato nuk reagojnë as atëherë kur zbulohen ilegalitete të rënda, korrupsion e të ngjashme. 
4. Qeveritë e përmendura nuk akuzojnë as partitë politike që financohen nga një shtet i huaj, për ta denoncuar si përzierje në punët e brendshme dhe tjetërsim të demokracive dhe atë me synime regresive për instalimin e sheriatit. Ndërkaq përdhosen kur pandehin Edi Rama të jetë përzier tek shqiptarët e Maqedonisë. 
5. Ka kohë që në Sanxhak përhapet ideja e kontinuitetit nga Iliria e popullatës, duke e radhitur rajonin si brenda etnosferës shqiptare. 
a-Erdogani mori përsipër ta zhvillojë ekonominë e këtij vendi. Ta fusë nën kontroll atë me kërkesën e Serbisë. 
b- Pse pra këto shtete nuk kundërshtojnë ndikimin turk në vendet e tyre? 

Kësaj pyetjeje më së miri ia gjejmë përgjigjen, nëse pyesim ndryshe: Kush janë fituesit e kush janë humbësit e këtij procesi? Interesi i shteteve joshqiptare është i qartë: Sa më të fragmentuar shqiptarët, aq më të sigurta janë ato. Për Serbinë është shumë më bukur që Luginasit të ndihen më shumë turq se shqiptarë. Të fundit kufizohen me Shqipërinë dhe Kosovën dhe mund ta kërkojnë bashkimin e natyrshëm të tyre, kështu duke tkurrur territorin serb e për t’iu bashkuar Anadollit s’munden se duhet t’i pushtojnë edhe disa vende për të mbërri atje. E njëjta logjikë vlen për politikat afatgjate të Maqedonisë, Malit të Zi. Tash pyetja edhe më therëse? Pse e bëjnë shqiptarët këtë lojë kundër vetes? Ngase janë myslimanë si Erdogani? Po politika, si për nga aspekti historik, ashtu edhe nga ai aktual i nxjerr humbës shqiptarët myslimanë në favor të popujve ortodoksë sllavë dhe grekët. Islami në shërbim të kishës ortodokse apo si t’ia lidhim kokën kësaj pune? Edhe njëherë pyetja: Nëse nuk është feja arsyeja pse shqiptarët iu dorëzuan politikës turke prosllave, atëherë çka? Argumentet lart nuk përgënjeshtrohen dot: Në Maqedoni turkofilia është masive; në Kosovë gjitha shkollat dhe xhamiat tashmë ministrinë kanë në TIKA dhe ambasadën turke e jo ne institucionet e Kosovës; plot parti politike tashmë orientohen me urdhrat turke e jo ato vendoret; një pjesë e madhe e shqiptarëve fyejnë mitet shqiptare në favor të atyre osmane dhe tjerat tashmë i di çdokush. Nëse ne kemi të drejtë në këtë tezë atëherë islamopatët dhe shqiptarofobët më budallenj janë ata që përkrahin Turqinë dhe kursin e Erdoganit. Nëse ne kemi të drejtë me këtë tezë atëherë shtetet shqiptare, partitë që janë në shërbim të Turqisë janë, jo vetëm shqiptarofobë, por edhe islamofobë, ngase duke mbështetur Turqinë ata forcojnë sllavët ortodoksë të Ballkanit. Ku do ta bëjnë sheriatin dhe osmaninë? Në Moskë? Rezultati: Humb etnosfera shqiptare ngado që ta kthesh! Si myslimanë, krishterë apo ateistë, të gjithë, sepse s’ka rëndësi kjo punë. Shqiptarët vërtet janë humbësit më të mëdhenj të rajonit, ngase të instrumentalizueshëm më shumë se çdo popull tjetër i rajonit – teza qëndron. Shkaqet pse është kështu do ta shpjegojmë një herë tjetër. 

PS. Nuk e përjashtoj mundësinë që shqiptarët të jenë po aq budallenj si turqit (500 vjet bashkë) me të cilët sllavët tallen që nga Traktati i Shën Stefanit e deri sot. “Gllupat” është mëkat mos t’i shfrytëzosh – thonë shpirtkazmat.

Ina-online.net
Sigal