Ja kush emërohet drejtor i përgjithshëm i Burgjeve

508
Mikolvan Kopani është emëruar drejtor i përgjithshëm i Burgjeve. Kopani zëvendëson në këtë detyrë Artur Zoton, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme.
Zoto e justifikoi vendimin me arsye personale, por arrestimi pak ditë më parë i zv/drejtorit të përgjithshëm të burgjeve me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës besohet të ketë ndikuar në këtë vendim. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat nga Ministria e Drejtësisë, ministri Ylli Manjani falënderon Zoton për kontributin e dhënë në këtë drejtori.
Sigal