IKMT nis aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Universitetin Bujqësor

485
Sigal

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Aksioni po inspektohet nga afër edhe nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ditën e sotme, IKMT do të prishë shtatë objekte. Ky aksioni mbështet nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.