IGJEUM publikon të dhënat: Ja sa lëkundje janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda e tërmetit

559
Sigal

Pasgoditjet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la 51 viktima dhe qindra të lënduar në vend, kanë vijuar edhe gjatë natës, por të pakta në numër në krahasim me ditët e shkuara dhe për fat, me magnitudë të ulët.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar pesë lëkundje tërmeti, me një magnitudë që ka ardhur në ulje.

Sipas të dhënave të publikuara nga IGJEUM, lëkundja me e fundit e regjistruar për datën 4 dhjetor është ajo e orës 07:47 me epiqendër në Mallkuc, në një thellësi 12 km dhe me magnitudë 3.1.

Ndërkohë që lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.2 për këtë datë është ajo e regjistruar në orën 02:33 me epiqendër në Fushë Draci të Durrësit.

Shihni më poshtë tabelën për të dhënat e lëkundjeve që janë regjistruar gjatë natës.