I vuri qëllimisht zjarrin biznesit, Apeli lë në burg sirianin e tapeteve

583
Gjykata e Apelit e ka lënë në burg biznesmenin sirian i cili akuzohet për zjarrëvënie të qëllimishme në magazinën e tij të tapeteve me qëllim përfitimin e siguracionit. Raghed Hajjazi ka tentuar të mashtrojë një kompani sigurimi, duke kërkuar ti marrë asaj një shumë prej 1.2 milion euro.
Siriani Hajjazi e apeloi çështjen me pretendimin e arrestimit të paligjshëm ndërkohë që edhe avokatët e tij kanë pretenduar se nuk ka prova të mjaftueshme për akuzën ndaj sirianit duke shtuar gjithashtu se hetimet e prokurorisë nuk provojnë akuzën për zjarrëvënien të qëllimshme.
Ndërkohë që shifra financiare do të transferohej në llogaritë e biznesmenit si motivacion për dëmin e shkaktuar në fabrikën e tapetave që ndodhet në autostradë, biznes ky që u dogj nga flakët e zjarrit të rënë në ambientet brendshme të këtij biznesi. 
Sigal