I prenë fytin dhe e hodhën në kanal 23 vjeçarin, burg dy autorëve

712
Sigal

Është dhënë sot masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit, Florian Selimi. Mësohet që dy të rinjtë nuk i kanë pranuar akuzat.

Të rinjtë K. M 20 vjeç dhe S. S 26 vjeç, të dyshuarit kryesore të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot në Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 në masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, të së dielës që lamë pas në fshatin Hamil, konkretisht në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”.