Hodhi foshnjën nga kati 4 në vitin 2012, lirohet babai vrasës

81
Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për lirimin e Hysen Bibës, babait që tronditi vendin mbrëmjen e 30 qershorit 2012, pasi hodhi foshnjën e tij nga kati i katërt i maternitetit “Koço Glozheni”. Më 27 mars të vitit 2013, Gjykata vendosi që Hysen Biba kishte çrregullime mendore, dhe për këtë ai u mbyll në Spitalin Psikiatrik. Por më 17 qershor të këtij viti, pra 3 vjet pas vrasjes së foshnjës, Gjykata ka vendosur që ai të shkojë në shtëpi.
Hysen Biba, sipas tre ekspertizave mjekoligjore, rezulton që të jetë përmirësuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri për shoqërinë, ndaj gjykata ka vendosur që të lirohet nga Spitali Psikiatrik. Kështu, Gjykata ka vendosur që ai të kurohet në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Mendor, nën kujdesin e familjarëve.