Gruaja në Pogradec denoncon burrin për dhunë dhe zbulon të vërtetën e frikshme

65
Policia e Pogradecit ka arrestuar një 56-vjeçar në fshatin Alarup, pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij T.M, 34 vjeçe, e cila pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Gjithashtu në kallëzimin e saj gruaja pretendon se bashkëshorti i saj ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç. Policia ka arrestuar Shyqyri M, 56 vjeç.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit:
Shyqyri M, 56 vjeç, banues në fshatin Alarup-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 12.12.2017, ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij shtetasja T.M, 34 vjeçe, e cila ka deklaruar se ky shetas ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike ndaj saj. Gjithashtu sipas pretendimeve të kësaj të fundit, shtetasi i lartpërmendur ka kryer veprime të turpshme me fëmijët e tyre të mitur 5 dhe 7 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme” parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 108 të Kodit Penal.