Gjykata pushon çështjen ndaj Osman Aliut, gjyqtari u akuzua për fshehje pasurie

56
Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale kundër Osman Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Kavajës, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “…deklarimit të rremë të interesave private….” (pasurisë).
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 1 milionë lekë të reja gjobë. Por, në vendimin e saj, gjykata e Tiranës arriti në përfundimin se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale dhe për këtë arsye vendosi pushimin e çështjes.
Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Force, zhvilloi hetime dhe dërgoi çështjen në gjykim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI)
ILDKP e paditi – Me datë 05.11.2014 ka rregjistruar procedimin penal pёr vepren penale tё ‘’Refuzimit pёr deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremё, pasurive interesave privatё tё personave tё zgjedhur dhe nёnpunёsve publik ose i çdo personi tjetёr qё ka detyrim ligjorё per deklarim’’ parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal.
Rregjistrimi i kёtijё procedimi penal ёshtё bёrё mbi bazën e materialit kallёzues depozituar pranё Prokurorise sё Rrethit Gjyqesore Tiranё, datё 30.09.2014 nga Inspektorati i Lartё i Deklarimit dhe Kontrollit tё Pasurive dhe Konfliktit tё Interesave. ILDKPKI ka depozituar nё Prokurorin e Pёrgjithshme kallёzimin penal nё ngarkim tё shtetasit Osman Aliu pёr vepren penale tё ‘’Refuzimit pёr deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremё i pasurive interesave privatё tё personave tё zgjedhur dhe nёnpunёsve publik ose i cdo personi tjetёr qё ka detyrim ligjorё per deklarim ’’ si dhe ‘’Pastrimi i produkteve tё veprёs penale ose veprimtarisё kriminale ‘’ tё parashikuar nga neni 257/a/2 e 287 tё Kodit Penal.
Nga materiali kallёzues si dhe nga hetimi ёshtё provuar se, nga analiza e gjithё dokumentacionit tё administruar nga ILDKPKI, lidhur me deklaratёn e interesave private tё subjektit Osman Aliu dhe korrospondencave tё institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar se:
Nё deklaratёn periodike Vjetore tё vitit 2008 subjekti deklarues, rezulton me njё mosmbulim tё pajustifikuar midis tё ardhurave dhe aseteve neto, nё vlerёn 545 634 lekё.
Nga verifikimi i dokumentacionit lёshuar nga institucionet bankare, rezulton se subjekti deklarues, nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare pranё Bankën xxxxx, qё nga viti 2005 e nё vazhdim. Likuiditeti cash, nё fund tё vitit 2013 rezulton tё jetё nё vlerёn 3.130.000 lekё.
Nё datёn 17.01.2009 ёshtё nёnshkruar njё Kontrate Huaje, midis shtetasit K.K, nё cilёsine e huadhёnesit dhe subjektit deklarues Osman Aliu, nё cilёsine e huamarresit. Ky veprim juridik nuk ёshtё deklaruar nga subjekti.
Nga dokumenti zyrtar i leshuar nga kompania financiare “XXXXX”, verteton se nё periudhёn kohore 2009 – 2013, subjekti ka dёrguar jashte territorit tё Shqiperise shumёn prej 10.200 Eurosh, veprime te cilat subjekti nuk i ka deklaruar.
Lidhur me transfertat e kryera nga subjekti Osman Aliu, me procesverbalin e datёs 23.02.2015, pranё kësaj kompanie financiare, ёshtё sekuestruar dokumentacioni pёr 41 transferta. Nga dokumentacioni i sekuestruar konstatohet se transferta e parё ёshtё kryer me datё 28.03.2009, dhe ajo e fundit me datё 17.12.2013. Pikat nga janё nisur keto transferta rezultojnё tё jenё degёt e kësaj kompanie në Kavajë dhe Durrës. Dёrguesi nё tё gjitha transfert ёshtё shtetasi Osman Aliu, pritёs nё transferta kanë qёnё dy shtetas, të afërm të tij. Keto transferta nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё dekleratat perjodike 2009 – 2013 tё paraqitura prej tij nё ILDKPKI.
Fshehu 41 transferta dhe një apartament
Nga dokumentacioni administruar me procesverbalin e datёs 19.12.2014, konstatohet se shtetasi Osman Aliu, nё cilёsin e palёs porositёse me datё 02.11.2007 ka lidhur kontratё sipermarrje ndёrtimi me subjektin ndёrtues ‘’ D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k, pёr njё apartament me sipёrfaqe 69 m2, tё cilit pasi t’i zbritet sipёrfaqia 37.5 m2, duhet ti paguante shoqerisё ndёrtuese sipёrfaqen 31.5 m2 nё vlerёn e 15 750 Eur. Detyrimi pёr pagesёn e kёsaj shume ёshtё pёrcaktuar qё tё bёhet nё tre keste nga shtetasi Osman Aliu, e konkretisht 3000 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs. 5000 euro brenda datёs 30.11.2008. Ndёrsa 7750 euro nё momentin e lidhjes sё kontratёs sё shitblerjes. Sipas pёrcaktimeve tё kёsaj kontrate subjekti Osman Aliu sipas mandat- arkёtimit tё datёs 15.11.2008 ka likujduar detyrimin 5000 euro nё favor tё subjektit ndёrtues ‘’ “D…….- CONSTRUKSION’’ sh.p.k. Kjo shumё ёshtё marrё hua shtetasit K.K nga subjekti Osman Aliu, bazuar nё kontratёn e huasё datё 17.01.2009. Keto veprime nga subjekti deklarues, nuk janё deklaruar nё dekleratat perjodike 2008 – 2013 tё paraqitura prej tij nё ILDKPKI.
Sa sipёr nga dokumentacioni i administruar rezultone se subjekti Osman Aliu nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transfertat e kryera nga kompania financuare “XXXXX” nё drejtim tё Italisё ne shumen totale 10 200 eur. Gjithashtu nё Deklaratat Perjodike Vjetore 2008 – 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit pёr blerjen e njё apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisё sё tijё nga paga .