Gjirokastër/ Rrezikohet shembja e pallatit, nis evakuimi i banorëve, ka edhe kundërshtime

698
Ka nisur evakuimi për banorët e një pallati 5-katësh në qytetin e Gjirokastrës që rrezikon të shembet si pasojë e çarjes së tokës. Të alarmuar nga rrëshqitjet e dherave dhe nga lëkundjet që kanë ndjerë, 15 familje rrezikonin jetën e tyre. Disa prej familjeve janë larguar vetë por rreth 6-7 familje nuk janë larguar akoma dhe kështu ka nisur edhe evakuimi e tyre, i cili do të bëhet patjetër bëhet sot.
Kujtojmë që ditë më parë nga rrëshqitja e dheut në këtë lagje të qytetit të Gjirokastrës është krijuar një çarje me gjatësi rreth 100 metra, madje të frikësuar nga rreziku që u kanoset, banorët e pallatit braktisën banesat e tyre gjatë natës.
Cfarë ka ndodhur më parë:
Gjeologët thanë se bëhet fjalë për një emergjence të kategorisë së lartë, por disa prej tyre kanë qëndruar në banesë e të tjerë nuk kanë pranuar strehimin e ofruar nga Bashkia, e cila nga ana e saj thotë se banorët duhet të presin ekspertizën.
Pasi fjetën në makina, shumica e banorëve të pallatit të rrezikuar prej rrëshqitjes së dheut në Gjirokastër u larguan për të kaluar natën te familjarë dhe të afërm.
Një pjesë e banorëve qëndruan jashtë deri në orët e vona të së shtunës. Disa prej tyre zgjodhën ta kalojnë natën e dytë të rrezikut nga shembja në banesa.
Gjatë së shtunës, kreu i Gjeologjisë kërkoi evakuimin e gati 60 personave sepse rrëshqitja konsiderohet aktive dhe çarjet janë thelluar.
Sigal