Gjirokastër, banorët e pallatit që rrezikon të shembet do kalojnë natën jashtë

633
Për të dytën ditë banorët e pallatit në Gjirokastër që rrezikon të shembet kanë dalë jashtë shtëpive, duke kaluar natën jashtë.
Gjatë ditës së sotme, përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik i kanë kërkuar banorëve të largohen, ndërkohë që raporti përfundimtar në lidhje me rrezikun do të kërkojë të paktën edhe dy ditë.
Banorët thonë se rreshqitja e tokës filloi pas gërmimeve që po bëhen në një banesë në buzë në kodrës ku punimet ndaluan vetëm pas plasaritjes së sipërfaqes së terrenit ngjitur me pallatin ku banojnë 18 familje
Sigal