Gjermania ofron bursa studimi për kurse verore të gjuhës

825
Sigal

Studentët shqiptarë do të jetojnë e studiojnë për rreth 1 muaj në universitetet bavareze

Deniz Tufina

Me afrimin e sezonit veror dhe përfundimin e vitit shkollor 2019, për studentët shqiptarë, vjen një lajm i mirë nga Gjermania. Të gjithë personat që janë të interesuar të zhvillojnë programe studimi mund të bëhen pjesë e “BAYHOST”, i cili është një program i Gjermanisë që ofron Bursa për kurse verore të gjuhës gjermane. Landi i Bavarisë ofron bursa për studentë dhe shkencëtarë të rinj nga Evropa Lindore. Falë këtij programi studentët shqiptarë kanë mundësi të udhëtojnë e jetojnë për një periudhë të caktuar në shtetin gjerman, ku përveç perfeksionimit të gjuhës do të njihen me kulturën e jetesën vendase, duke përfituar aftësi të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka njoftuar se studentët me njohuri të gjuhës gjermane, mund të aplikojnë nga vende si: Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni, Slloveni e Ukrainë. Bursa e studimit përfshin pagesën e kursit, strehimin, ushqim e para xhepi në një universitet në landin e Bavarisë. Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë mbaruar të paktën dy semestra të plotë studimi dhe të kenë mundësi ta dëshmojnë këtë me një listë notash. Universitetet bavareze ofrojnë kurse gjuhe të niveleve të ndryshme, nëpërmjet programit “BAYHOST”, megjithatë për aplikim nevojitet një nivel minimal B1 i gjuhës gjermane. Data e fundit e aplikimeve është 25 marsi 2019. Më shumë informacion rreth kurseve të gjuhës dhe procedurës së aplikimit mund të gjeni në këtë adresë: https://www.uni-regensburg.de

Kushtet e aplikimit për bursën verore të studimit në Gjermani

– Për të aplikuar është e nevojshme të keni shtetësi në një nga vendet e përfshira në program si: Shqipëri, Bosnjë, Kroaci, Kosovë, Mal i Zi, Serbi, Maqedoni, Slloveni e Ukrainë

– Gjatë periudhës së aplikimit duhet të jeni të regjistruar si student në një Institucion të Arsimit të Lartë në një nga 9 vendet e mësipërme

– Duhen paraqitur listë notash e të paktën dy semestrave në universitetin ku studioni

– Të jeni të aftë të provoni se zotëroni gjuhën gjermane në nivelin B1

– Duhet të jeni mbi 18 vjeç në momentin e aplikimit

Personat që kanë qenë një herë pjesë e këtij programi nuk mund të aplikojnë për herë të dytë

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  1. Formulari online i aplikimit i plotësuar (https://bayhost-stipendiensystem.uni-regensburg.de/sommerkursstipendium/en)
  2. Letër motivimi
  3. CV në gjermanisht ose anglisht me një foto të bashkangjitur
  4. Listë notash
  5. Vërtetim që je student në një universitet
  6. Fotokopje pasaporte ose karte identiteti
  7. Vërtetim i zotërimit të gjuhës gjermane në nivelin B1
  8. Opsionale: Vërtetim i intershipeve, kualifikimeve shtesë, punëve vullnetare

Boks

Universitetet që ofrojnë programet e gjuhës

 

Universitetet

Datat
2019
Nivelet e

kursit

Programet
Universiteti i
Augsburg
29.07.-
23.08.
B2 – C2 Kurs i orientuar drejt gjermanishtes

si gjuhë e huaj

Universiteti i
Bamberg
02.08.-
29.08.
B1 – C2 Letërsi gjermane dhe muzikë
Universiteti i
Bayreuth
05.08.-
31.08.
Të gjitha

nivelet

Kurs gjuhe dhe komunikimi
Universiteti Katolik

Eichstätt-Ingolstadt

21.07.-
14.08.
Të gjitha

nivelet

Shkolla verore Eichstätt
Universiteti

Ludwig Maximilian

03.08.-
29.08.
Të gjitha

nivelet

Kursi veror i gjuhës gjermane
Universiteti i
Passau
13.08.-
10.09.
A1 – C1 Kursi veror gjerman Passau
University i
Würzburg
01.08.-
29.08.
A1 – C1 Kursi verori i gjuhës gjermane