Gjendet pas 12 ditësh trupi i iranianit të mbytur në Durrës

694
Sigal

Pas 12 ditësh është gjetur trupi i pajetë i shtetasit iranian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz.

Ai u gjet sot në thellësi të rezervuarit, pas më shumë se katër orë kërkimesh nga polumbarët e portit dhe efektivë të policisë Durrës.

Trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar nga qëndrimi për një kohë të gjatë në ujë, ndërsa është dërguar për ekzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.

Shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, u  zhduk më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, ku ishte futur për t’u larë dhe është mbytur.

Kërkimet e gjata pa rezultat hodhën dyshime se mund të ishte një inskenim, ku viktima mund të ishte arratisur  ose vrarë.

por sot u vërtetuan edhe dëshmitë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, të cilët thanë se 47-vjeçari ishte futur në rezervuar për tu larë dhe nuk kishte dalë më.