Le Foll: Franca ju mbështet të rrisni cilësinë e miellit në Shqipëri

470
Sigal

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të ujërave, Edmond Panariti nështë takuar sot me homologun e tij francez Le Foll.

Gjatë prezantimit të zhvillimeve të bujqësisë shqiptare, Panariti i ka kërkuar homologut të tij francez që eksperiencën që ata kanë në cilësinë e drithërave, miellit dhe prodhimeve të brumit ta transferojnë edhe në vendin tonë.

Pas kësaj kërkese, Franca ka marrë angazhimin që të ndihmojë shqipërinë në përmirësimin e cilësisë së miellit e të bukës.
 
Përmirësimi i racave dhe rritja e prodhimit në blegtori ishte një tjetër prioritet bashkëpunimi, i cili u vendos gjatë takimit të dy ministrave të bujqësisë.

Dy ministrat ranë dakord për forcimin dhe modernizimin e qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore në Korçë. 

Kjo qendër do të kthehet në qendër elitë për mbarështimin dhe shpërndarjen e racave të përmirësuara blegtorale. Një vëmendje të veçantë dy ministrat i kushtuan krijimit dhe forcimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor.

Edhe në këtë drejtim ministri francez Le Foll siguroi se do të japë mbështetjen e tij për transferimin e përvojës franceze.