Fostoksina, helmi që “zhduk” varfërinë dhe depresionet

4277
Sigal

Brenda dy vjetëve në Berat numërohen 25 persona që i kanë dhënë fund jetës

Fostoksina, ky lëngu helmues kohët e fundit ka gjetur një përdorim të gjerë tek njerëzit me karakter të dobët dhe depresiv. Shumë persona, për të eliminuar çështjet problematike në jetën e tyre apo edhe varfërinë i drejtohen fostoksinës, këtij helmi mallkues nga familjarët e viktimave. Personat që marrin këtë iniciativë janë kryefamiljarët e varfër dhe depresiv, të cilët nuk bëjnë dot një jetën me probleme. Por nuk janë të pakta femrat që vetëvriten me këtë helm. Ato në pamundësi për të përballuar një lidhje të dështuar dashurie mbyllin llogaritë duke pirë helm pa menduar për pasojat dhe dhimbjen familjare. Sipas statistikave bëhet e ditur se brenda 2 vjetëve në Qarkun e Beratit i kanë dhënë fund jetës 25 persona, ku 70 për qind e tyre kanë qenë femra në moshë të re. Sipas mjekëve specialistë që kanë bërë edhe trajtimin e viktimave thuhet se shifrat janë alarmante dhe se ky fenomen më shumë zhvillim gjen në zonat rurale. Sipas specialistëve bëhet e ditur se, ky lloj helmi tregtohet në vende të pasigurta, madje ai shitet dhe nga tregtarët ambulantë nëpër rrugë. Sipas tyre duhet frenuar shitja e saj dhe personat që duan ta blejnë atë duhet të paraqiten me pasaportë tek shitësi, i cili duhet të jetë specialistë i fushës. Duhet evituar shitja nën moshën 18 vjeç. Është detyra e organeve ligjore apo edhe e Ministrisë së Bujqësisë që të ndalojë tregtimin e fostoksinës vend e pa vend.