Fluks në Portin e Durrësit, vijon puna me 30 sportele, hyjnë 6 tragete me udhëtarë

56
Fluks i madh pasagjerësh është krijuar në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm, edhe si pasojë e një numri të madh emigrantësh që kthehen në vendin tonë për pushimet verore. Deri në orën 09:00 janë ankoruar 4 tragete, ndërsa dy të tjerë ndodheshin ende në pritje. Në të gjashtë tragetet që i janë drejtuar mëngjesit të sotëm Portit të Durrësit mësohet se ndodhen 7662 pasagjerë, ndërsa janë edhe 1850 mjete. Tragetet e para me udhëtarë janë ankoruar rreth orës 02:00 të mëngjesit në Port, ndërsa për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve janë vënë në gatishmëri të gjithë strukturat. Nga Porti i Durrësit njoftohet se për të qenë në funksion të fluksit të madh të udhëtarëve po punohet me 30 sportele.