Fidanë me kanabis pranë Tiranës, si u zbuluan tre vëllezërit

630
Sigal

Tre vëllezër kishin përgatitur terrenin për të mbjellë kanabis në një zonë të pyllëzuar në periferi të Tiranës por janë zbuluar nga policia.

Komisariati nr.6 sekuestroi 60 fidanë kanabis dhe vuri në pranga dy prej vëllezërve, ndërsa i treti është shpallur në kërkim. Ndërsa kryeplaku i fshatit Ndroq po procedohet në gjendje të lire.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq
U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:
– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.