Festa kombëtare e Egjiptit, Ambasada pritje në Tiranë

506
Festa kombëtare e Egjiptit, u festua edhe në Tiranë. Ambasadori i Egjiptit ne Tiranë në pritjen e organizuar me këtë rast, ftoi personalitete të jetës publike dhe ekonomike të vendit. Te ftuar ishin dhe shumë diplomatë të akredituar ne Shqipëri. Por ajo që ra në sy ishte mungesa e politikanëve aktivë, kjo ndoshta për faktin se ata ishin të angazhuar në punimet e seancës së sotme plenare. Ambasadori i Egjiptit në Tiranë, i uroi mireseardhjen te ftuarve dhe shprehu gadishmerinë e vendit te tij per forcimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve tona. 23 korriku 1952 njihet ndryshe edhe si dita e revolucionit, pasi me anë të një grushti ushtarak u detyrua që të largohej mbreti Faruk i cili kishte ngjallur shumë pakënaqësi tek populli egjiptian.
Sigal