Fatura e CEZ bën “ligjin”, hedh në “kosh” vendimin e formës së prerë të gjykatës

49
Emigranti Lefter Marta, i njohur edhe si figurë e nderuar në komunitetin e emigracionit shqiptar në Greqi, për organizimin dhe veprimtaritë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, por dhe si sindikalist për lëvizjet, organizimin dhe funksionimin e sindikalizmit shqiptar në komunitetin e emigrantëve shqiptar në Greqi, nëpërmjet letrave, shkresave e gjyqeve dhe në sqarimet e tij, dëshmon se ka qysh prej vitit 2004 e deri sot pas 10 vitesh, që endet nëpër labirinthet e errta dhe kalvaret e pafund të një shqetësimi që i ka krijuar OSHEE-ja me faturën e energjisë elektrike, duke kërkuar të drejtën e tij në “terrin e errësirës” së këtij shërbimi absurd, deri dhe duke iu drejtuar Kryeministrit Rama. Paçka se disponon vendime të gjykatave të formës së prerë dhe urdhëra ekzekutimi të Zyrave Përmbarimore, detyrohet të vuaj shpërfilljen e OSHEE-sw, e cla nuk zbaton as vullnetarisht e as me detyrim ligjor, duke i trajtuar e kthyer vendimet e formës së prerë të gjykatave shqiptare, në “letra pa vlerë”, duke mos gjetur mbështetje për zbatmin e ligjit as nga administrata shqiptare e “Rilindjes”, tek e cila emigranti Lefter Marta shpresonte drejtësi, por ka mbetur i zhgënjyer. Madje, ai disponon edhe një përgjigje, dërguar nga kryeministri i “Rilindjes” Rama, i cili e falenderon emigrantin, banorin e njohur në Qeparo të Vlorës, për pagesën e rregullt që i ka bërë energjisë elektrike. Paradoksi dhe cinizmi nuk është vetëm në rastin e ish sindikalistit të njohur Lefter Marta, të cilin e falenderon edhe kryeministri, për detyrimet e përmbushura sipas ligjit, por që insittucionet e shtetit e dhunojnë pafundësisht dhe pa asnjë respekt shoqëror e ligjor, kur ai kërkon zbatimin e të drejtave që i njeh Kushtetuta dhe ligji! Ky është shteti i “Rilindje-Rrumpallës”, që të falenderon për gjobat e vëna, të vendosura prej abuzuesve e mashtruesve të shtetit dhe të dhunon për të drejtat që të përkasin dhe të provuara e të sanksionuara me vendim gjykate! Pra, shteti ynë dhe vetëm shteti ynë, si e vemtja monstër në botë, ka të drejtë të dhunojë, dhunon pa asnjë frenim qytetarët dhe nuk u shërben atyre!! Shteti ynë dhe vetëm shteti ynë është “Zot” për të sunduar e dhunuar qytetarët dhe nuk u del për “zot” shqiptarëve! Edhe ky është raskapituri dhe i “vrari” i rradhës, duke mbetur i një gjallë-kufomë, që klith me të madhe: “O shtet, më kthe detyrimin financiar që me ke vjedhur jo si lëmoshë, por sipas ligjit dhe vetëm sipas ligjit”!.Qytetarët shqiptarë paskan vetëm detyrime ndaj shtetit, ndërsa shteti nuk paska asnjë detyrim ndaj qytetarëve! Qytetarët duhet të paguajnë “me një këmbë”, madje edhe të përfundojnë në burg, në vetëvrasje prej dhunës psikologjike, ekonomike e fizike të shtetit, ngaqë nuk kanë mundësi të paguajnë faturat dhe gjobat e padrejta të energjisë elektrike, pasuri kombëtare e vënë për 50 vjet nga shqiptarët, por që shfrytëzohet nga “kobarët” dhe nuk mund të marrin të drejtat e tyre kur vidhen prej shtetit, paçka se trokasin për drejtësi në dyert e shtetit edhe me vendime drejtësie të formës së prerë! 
——————————————
Ja letra e zotit Lefter Marta, emigrant shqiptar në Greqi, drejtuar Kryeministrit Rama
Zoti kryeministër, unë Lefter Marta, emigrant, kam qënë përfaqësues i Konfederatës Shqipatre në Athinë prej vitit 1998 deri në vitin 2004. Por duke mos respektuar dhe shkelur haptazi marrëveshjen, kontratën, subjekti në fjalë, për mos pagimin nga ana e saj të detyrimeve finaciare, ju drejtova gjykatës së rrethit Tiranë, e cila me vendim të formës së prerë të të dy shkallëve të gjyqësorit, me venndimin nr.4826 datë 12.10.2004, kam fituar të drejtën time për të marrë pagën e mbajtur nga ASSH, vlerën totale prej 650000 lekë. Por fatkeqsisht në vendin tonë edhe vendimet e gjykatave të formës së prerë nuk vlejnë as sa një faturë e ÇEZ, e cila është e formës së prerë, titull ekzekutivi dhe vendimet e gjykatave, janë të pa vlerë. Prej vitit 2004 e deri në vitin 2015, nëpër kalvaret e pa fundme emigranti raskapitet duke shkruar e ankuar pa asnjë shpresë për të fituar të drejtën e quajtur dhe kurrë të përfituar!
Vendimet e gjykatës, së bashku me Urdhër Ekzekutimin dhe dokumentat e tjera të nevojshme i kam paraqitur pranë zyrës së Përmbarimit Tiranë, qysh prej vitit 2007, dosje e cila nuk është ekzekutuar, e mbuluar nga pluhuri dhe harresa, me pretendime të ndryshme, duke bërë lojën e shkresave: Njeri hidh e tjetri prit, midis zyrës së Përmbarimit me drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, institucione të gjitha shtetrore, ku kjo e fundit dërgon shkresa kontraditore dmth, nuk kryen rolin e saj të përcaktuar në ligjet e shtetit, por bëhet pjestare për të mos ekzekutuar vendimin gjyqsor, ku ju bashkëngjis edhe përgjigjet e saj.
Z. Kryeministër! 
Unë jam qytetar i thjeshtë dhe i rregullt në detyrimet e mia ndaj shtetit, kështu kërkoj dhe nga punonjësit e shtetit që të zbatojnë detyrimet e tyre në mënyrë ligjore, për të më zgjidhur të drejtën, ku rrugët e zgjidhjes janë të shumta e të mundshme, bile dhe duke bllokuar pasuritë e KSSH-së, duke bllokuar edhe zyrat e saj, për të mos hyrë në zyra, pa paguar detyrimet etj, etj. Por fatkeqësisht deri tani kam ardhur me shpresë, duke menduar në zgjidhjen e problemit… Por zgjidhje nuk kam gjetur, duke bërë spenzime të shumta. Ju lutem, më ndihmoni në zgjidhjen e problemit tim. 
——————————— 
Ja përgjigja e kryeministrit Edi rama, kthyer emigrantit Lefter Marta
I dashur Lefer Marta. Pagesa e rregullt e energjisë elektrike nga ana Juaj është detyrim i forë për ne që të luftojmë pa pushim për t’i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. Energjia nuk mund të vazhdojë të paguhet vetëm nga Ju dhe Ju s’mund të mbani më në kurriz, me paratë tuaja, edhe ata që vjedhin energjinë. Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shëmbullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t’ju sigurojë se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithëçka që vendi ynë të ket, më në fund shtetin dinjitoz që Ju meritoni. Me këtë shprehje mirënjohje dhe angazhim të sinqertë përpara Jush, gjej rastin t’ju siguroj se jam shumë i vetdijshëm për vështirësitë, mundimet e për shpresat Tuaja dhe t’ju shpreh bijndjen se së bashku do t’i bëjmë këto vite reformash rrënjësore, vitet e Rilindjes së shumë dëshiruar për Shqipërinë. Gëzuar Vitin E ri 2015 dhe shëndet e mbarësi për Ju e për familjen tuaj! Juaji sinqerisht, Edi Rama.