Energjia,Rama:Policia në aksion për hajdutët, dëmi 150 mln Euro

601
Sigal

Të gjithë bizneset e mëdha që nuk kanë paguar energjinë elektrike do të kenë 5 ditë kohë, në të kundërt do të përballen me ligjin. Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë njoftoi plani operacional për të ulur sa më shumë vjedhjen e energjisë elektrike.

Në një konferencë për shtyp Rama njoftoi se operacion në terren do të jetë masim dhe i thelë, madje e krahasoi me operacion e Lazaratit. Sipas kryeministrit operacioni në gjithë vendin do të zhvillohet nga kompania e shpërndarjes OSHEE dhe Policia e Shtetit.

“Doja t’iu njoftoj  për operacion të ri, të thellë dhe  masiv, që do të ketë mbështetjen e policisë kundër vjedhësve të energjisë. Sot jemi në kushtet kur konstatojmë një rëne të ndërtimeve pa leje, në ndërhyrjen e hapësirave publike. Po shkon përpara operacioni i INUK për të bërë shkuljen e çibanëve që ia u kanë nxirë jetën qytetarëve të urtë të këtij vendi. Sot ne kemi përfunduar planin operacional me një sërë institucionesh që do udhëhiqet nga Kompania e Shpërndarjes dhe Policia e Shtetit. Policia e Shtetit do përfshihet e tëra. Çdo vjedhës i energjisë të përballet drejtpërdrejt me ligjin dhe të ketë ndëshkim si për çdo hajdut tjetër”, theksoi kryeministri Rama.

Vjedhja e energjisë 150 milion euro dëm

Dëmi që i shkaktohet Shqipërisë nga vjedhja e energjisë elektrike është 150 milion euro. Sipas shefit të qeverisë, energjia elektrike jo vetëm që nuk është një mall që nuk mund të mos paguhet, por po kushton gjithnjë e më shtrenjtë.  Rama tha se vjedhja po rëndon mbi familjet e rregullta që paguajnë energjinë elektrike.

“Kjo është një histori e dhimbshme që kush paguan, paguan edhe për ata që e vjedhin. Do të çlirojmë shumë nga projektet e pa mundura sot, pasi janë dhe 150 milion euro që vidhen, humbasin apo shpërdorohen.  Më këto lekë mund të bëheshin 80-100 km rrugë, ndërsa i vjedhin hajdutët e energjisë elektrike. Hajdutët e energjisë janë armik i përbashkët i Shqipërisë, i të ardhmes së fëmijëve tanë. Mjaft më me historinë që pensionistët duhet të paguajnë nga hajdutët e energjisë. Mjaft më me historinë që familjet që jetojnë më djersën e tyre do të paguajnë dhe për hajdutët e energjisë”, theksoi Rama.

Rama: Jo rritje cmimi, heqje fashes mbrojtese

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, por do të hiqet fasha mbrojtëse, pas të cilës fshihen hajdutët e energjisë elektrike.

“Nuk do e rrisim çmimin e energjisë elektrike, le të hidhen përpjetë ata që e mendojnë, por do ndryshojmë fashën. Këtë do ta bëjmë pasi t’i kemi treguar kujtdo se kjo nuk bëhet pasi hajdutët do vazhdojnë të vjedhin,” tha shefi i qeverisë .

Rama: Shpirti në majë të hundës po na vjen me këta gjykatës

Kryeministri Edi Rama dha një mesazh të qartë për gjyqtarët. Ai u ndal tek gjyqtarët që do shqyrtojnë çështje të tilla, që sipas tij i kalojnë çështjet me gjoba apo madje urdhërojnë Kompaninë e Shpërndarjes të bëj sërish lidhjen. Rama tha se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

“Do i japim kohë të gjithë atyre që mendojnë se kështu e ka Shqipëria, të kthehen në binarët e ligjit, si mamaja ime dhe familjet tuaja. Do e pësojnë keq ata gjykatës që do gjykojnë këto çështje. Nuk do t’ju ndahemi dhe do ti trajtojmë të gjithë njësoj. Reforma në Drejtësi nuk është vetëm tavolina, komisione, dhe ligje, se Shqipëria ligje ka plotë. Reforma në Drejtësi është dhe implementim në jetën e përditshme, dhe të gjithë të barabartë para ligjit. Shpirti në majë të hundës po na vjen me këta gjykatës që rrëzojnë vendime dhe si kalaja e Rozafës, prishin ditë-natë. Duan apo s’duan, ky vend do bëhet shtet”, theksoi Rama.