Liverpool-Real, mbretërit e Ligës së Kampioneve takohen sonte

480
Sigal

Në mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e tjera në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, me Liverpool-Real Madrid që rrëmbejnë vëmendjen e natës së sotme. Kjo ndeshje e gjen Realin në formën më të mirë të mundshme, edhe pse duket se do të vuajë disi mungesën e Garet Bejll, ndërkohë që Liverpool ndodhet në një situatë pak kritike si në Premier League ashtu edhe në Ligen e Kampioneve ku kujtojmë që humbi ndeshjen e fundit ndaj Bazelit të Taulant Xhakës. Ndeshja tjetër e grupit B është ajo mes bullgarëve të Ludogorets dhe zviceranëve të Bazelit dhe një fitore e këtyre të fundit do ju jepte një mundësi shumë të mirë për të vazhduar përpara edhe pas asaj fitoreje që morën ndaj Liverpool-it. Grupi A vjen përsëri me ndeshje të vështira dhe njëkohësisht të ekuilibruara ku secila skuadër ndodhet në kuotën e tre pikëve me Atletiko Madrid që do të ndeshet me Malmon dhe me Olimpiakos që do të ketë përballë Juventusin. Në grupin C, Bajer Leverkusen do të presë në shtëpi Zenitin që akoma nuk e ka provuar shijen e humbjes pas një fitoreje dhe një barazimi, ndërkohë që ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Monako-Benfika do luajë shansin e fundit të portugezëve për fitre dhe kualifikim pasi portugezët nuk kanë arritur akoma që të marrin pikë në dy ndeshjet e para, ndërkohë që Monako është në barazi të plotë me Zenitin në kuotën e 4 pikëve. Grupi i fundit i kësaj jave, ai D, ka në përbërje një grup shumë të fortë dhe me të gjitha skuadrat në lojë për tu kualifikuar, duke parë mbi të gjitha edhe cilësitë e secila. Sonte do të ndeshen Anderleht-Arsenal në një ndeshje ku secila skuadër tenton fitoren për t’iu larguar zonës së rrezikut, dhe belgët e Hasit kanë treguar gjithmonë se në shtëpi janë një skuadër shumë e vështirë për tu mundur dhe Arsenali që po kalon një formë shumë të keqe në kampionatin e vet, duket se do ta ketë edhe më të vështirë për ta bërë këtë. Ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Gallatasarait që pret në shtëpi Borusia Dortmund që do të përpiqet të arrije fitoren e tretë radhazi në Ligen e Kampioneve, një gjë që në Bundesliga nuk po e bën dot.

 Grupi A

Atletiko Madrid – Malmo

Olimpiakos – Juventus

Grupi B

Liverpool – Real Madrid

Ludogorets – Basel

Grupi C

B. Leverkusen – Zenit

Monaco – Benfica

Grupi D

Anderleht – Arsenal

Gallatasarai – B.Dortmund

Renditja sipas grupeve

Grupi A

Juventus      3 pikë

A.Madrid    3 pikë

Malmo        3 pikë

Olimpiakos 3 pikë

Grupi B

Real Madrid    6 pikë

Liverpool        3 pikë

Basel               3 pikë

Ludogorets     0 pikë

Grupi C

Zenit                  4 pikë

Monaco             4 pikë

B.Leverkusen    3 pikë

Benfica              0 pikë

Grupi D

B. Dortmund       6 pikë

Arsenal                3 pikë

Gallatasarai         1 pikë

Anderleht            1 pikë

GEA Sport ikën nga Vllaznia, zv/Presidenti jep dorëheqjen

Duket se dy humbjet e fundit të Vllaznisë kanë shkundur kampin kuqeblu duke i detyruar të bëjnë ndryshime të mëdha në fushën e administrimit. Dje në fakt u bë me dije se Presidenti Nava kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij që me 2 tetor dhe duke parë situatën e krijuar edhe zv/Presidenti Isufi deklaroi dorëheqjen e tij duke thënë se muajt e fundit me Vllazninë ishin përpjekje për më mirë por jo çdo gjë shkoi ashtu siç duhej apo ishte planifikuar. Kryebashkiaku Luka në një mbledhje ditën e djeshme, bashkë me anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë vendosur për lëshimin e një fondi 9 milionë lekë të reja për skuadrën dhe gjithashtu formimin e një bordi të ri drejtues për klubin Vllaznia, gjithashtu u miratua edhe prishja e kontratës me GEA Sport që në fakt nuk kishte shlyer detyrimet e përfshira në kontratën e lidhur katër muaj më përpara. Kjo situatë mund të jetë edhe një pikë kthese për Vllazninë që në fakt po sheh një periudhë aspak të mirë kohët e fundit

  Kukësi, pezullohet futbollisti Erjon Dushku

Humbja me Tiranën duket se nuk po kapërcehet mirë nga kampi kuksian ku janë marrë masa të rrepta ndaj futbollistëve dhe sidomos ndaj mbrojtësit lezhjan, Erjon Dushku. Futbollisti në fjalë është pezulluar nga klubi për një periudhë të pacaktuar për çështje disiplinore që nuk bëhen të ditura. Në fakt Dushku është futbollisti që shënoi atë autogol në minutën e dytë ndaj Tiranës dhe direkt pas kësaj paraqitje vjen ky reagim i kampit kuksian. Ndër të tjera është bërë e ditur se skuadra nuk do të marrë premion e premtuar pasi nuk arritën të merrnin tre fitore radhazi që nga ndeshja me Apoloninë. Pezullimi i Dushkut nuk ka një afat kohor dhe as një arsye të qartë përse, pasi as klubi dhe as futbollisti nuk kanë dhënë asnjë deklaratë më shumë në lidhje  me këtë çështje vetëm se pezullimi do të vazhdojë deri në një vendim të ri nga klubi.

  Albert Kastrati: Olsi Rama nuk ka lidhje me fluturaken

Sipas kreut të grupimit “Plisat”, vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi, nuk ka asnjë lidhje me hedhjen e fluturakes në brendi të stadiumit ndeshjen e 14 tetorit. Ky fakt po përdoret si  material nga mediat serbe që ta bëjnë këtë çështje sa më të përfshirë politikisht por sipas Kastratit, autorët e vërtetë të atij gjesti do të dalin në pah vetëm pasi të jetë dhënë vendimi. Ai shprehet se nuk i njeh personalisht personat që e kanë bërë atë akt, por e di nga larg se kush janë dhe vëllai i Kryeministrit nuk është një nga ata duke vazhduar më tej se këto deklarata janë thjeshtë lajthitje dhe provokime të mediave serbe.

  Janis Boutaris: Ndeshja të zhvillohet në Selanik

Kryebashkiaku i Selanikut gjatë një mbledhjeje të mbajtur, ka shfaqur idenë që ndeshja Serbi-Shqipëri të zhvillohet aty, pasi kështu tregohet se Selaniku është një qytet paqësor dhe miqësor. Sipas tij ndeshja e ndërprerë do të përsëritet dhe për këtë shfaqi idenë që të luhej në Selanik ky takim Ai u ndal sigurisht edhe tek flamuri i hedhur gjatë ndeshjes duke thënë se shfaqje të tilla shkaktojnë probleme në Greqi. Ideja e Boutaris nuk është mirëpritur aspak nga mediat vendase sidomos për faktin se Selaniku është një qytet që përfshihet gjithmonë nga akte dhune në sport, ashtu siç ndodhi së fundmi edhe në një ndeshje basketbolli mes Aris-Paok. Por në fakt duket se më shumë këto janë deklarata që bëhen për të fituar vëmendje pasi një vendim për ndeshjen merret nesër, kështu që çdo vend, ku duhet apo mund të zhvillohet ndeshja janë thjeshtë të pabaza.

 Hetim disiplinor ndaj Taulant Xhakës për përshëndetjen “naziste”

Siç u përfol këto ditë në mediat zvicerane, Taulant Xhaka është vënë tani nën akuzë jo vetëm nga gazetarët por edhe nga Liga Zvicerane e futbollit, ku dje kanë hapur ndaj tij një komision hetimor në lidhje me festimin e tij pas ndeshjes që luajti tek Bazeli. I pyetur nga mediat, Xhaka u shpreh se, ishte thjeshtë një përshëndetje dashamirëse ndaj familjes së tij, me dorën në zemër. Por siç duket ky shpjegim nuk mjaftoi pasi Xhaka do të jetë i detyruar të shpjegojë qëllimin e festimit dhe se nuk ka aspak lidhje me nacionalizmin apo përshëndetjen “hitleriane”. Sipas të gjitha gjasave ndaj tij nuk do të merret asnjë dënim, por u krijua ky komision më shumë për të mos lejuar trumbetimin e mëtejshëm nga mediat helvete që e kanë vënë në shënjestër që pas ndeshjes me Serbinë.