Elbasan/ Dhunuan me shkop bejsbolli fqinjin, arrestohet babë e bir

206

Forcat e komisariatit të policisë Elbasan gjatë mbrëmjes së sotme kanë arrestuar babë e bir pasi janë autorë të dyshuar të dyshuar të plagosjes së rëndë të një personi.

Sipas burimeve zyrtare shtetasit Albert Lazari dhe Roland Lazari, babë e bir janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm i cili është pasuar me plagosjen e rëndë të një bashkëqytetarit të tyre.

Babë e bir sipas policisë pasi e kanë dhunuar rrahur shtetasin Bashkim Allhidri në lagjen “11 Nëntori” duke e qëlluar disa herë me forcë në pjesë të ndryshme të trupit me shkop Bejsbolli.

Nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit me pasojë plagosjen e rëndë të këtij shtetasi, ndërsa policia ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar.