E rëndë në Durrës/ Maskat lidhin këmbë e duar çiftin e moshuar dhe iu marrin kursimet

655
Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se tre persona të maskuar dhe të paidentifikuar ende, kanë hyrë në një banesë në fshatin Shkallnur rreth orës 3 të mëngjesit për të grabitur.
Autorët kanë dhunuar dhe kanë lidhur me litar dy bashkëshortët e moshuar M.E., 77 vjeç dhe SH.E., 69 vjeçe dhe më pas kanë marrë një sasi parash, rreth 1 milion lekë të vjetra.
Autorët janë larguar pa mbërritur policia e cila ka shoqëruar disa persona. Ndërsa 2 të moshuarit kanë përfunduar në spital. Aktualisht vetëm 77-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve ende.
“Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe SH.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë.
Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, deklaron policia.
Sigal