Dy ditët e fundit/ Nxitoni! Mundësi fantastike studimi me bursë Erasmus në Suedi

844
Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin Lund, Suedi.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Lund, Suedi. Periudha e shkëmbimit për studime fillon në Gusht 2018. Mund të aplikojnë studentët të cilët do të regjistrohen në program studimi Masteri në Universitetin e Tiranës.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– Master (10 muaj);
Fushat e studimit:
-Informatikë Ekonomike/Sistemet e informacionit;
Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet Bachelor në fushën Informatikë Ekonomike/Sistemet e informacionit.
Për t’u njohur me programin e studimit të ofruar nga Universiteti i Lund klikoni në adresën:
http://www.lusem.lu.se/
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Diplomë e nivelit Bachelor;
– Lista e notave për nivelin Bachelor (e përkthyer në anglisht);
– Vërtetim studenti (i përkthyer në anglisht);
– Lista e notave për nivelin Master (e përkthyer në anglisht);
– *Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– **Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B2);
– ***Dokumenti Learning Agreement;
*Letra e Motivimit është e nevojshme të plotësohet në formatin e kërkuar nga Universiteti i Lund, Suedi, të cilin e gjeni në këtë link, duke klikuar në seksionin “Information Systems”: http://www.lusem.lu.se/

**Universiteti i Lund ofron kurset e studimit në gjuhën angleze, ku niveli minimal i kërkuar është B2.

***Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Lund lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në vitin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj vitin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Assoc. Dr. Ervin Demo, më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:http://www.unitir.edu.al/imag…/
Afati për aplikim: 30 Nëntor 2017

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected] me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Lund, emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në adresën: [email protected]
Sigal