Dritarja e intelektualit/ Sot, Prof. Dr. Dhori Kule merr titullin “Qytetar Nderi” i Beratit

182

Nga kalldrëmet e Beratit tek Rektorati i Universitetit të Tiranës, kjo është hapësira jetësore dhe akademike e Dhori Kules

Nëse sot në Berat duhet të ketë një festë, pse jo mos ta quajmë të tillë edhe vlerësimin që Këshilli i Bashkisë së Beratit i bën Prof. Dr, Dhori Kules, duke e nderuar atë me titullin “Qytetar Nderi” i Beratit. Dhori është një nga djemtë e këtij qyteti, autokton në breza në Berat, i cili kontributet e tij është veçuar me të drejtë  për tu respektuar me këtë titull. Nëse flasim për vlerësimin e një akademiku të shquar, natyrisht që nuk mund të mos kujtojmë në pak radhë edhe “Akademinë Kule”, familja e madhe e Petraq Kules, qytetarit të thjeshtë e të ndershëm në Berat, Mjeshtrit të Merituar të Sportit në Alpinizëm. Dhe prej këtej vjen Dhori, më parë si një nxënës i shkëlqyer në Berat deri në kryerjen e arsimit të mesëm, si një ish-futbollist mesfushor në ekipin e të Rinjve të Tomorit, për të vazhduar më pas studimet universitare shkëlqyer, nga ku do të hidhte bazat jeta e tij profesionale e këtyre niveleve të larta. Dhe, nëse Prof. Dr. Dhori Kulen e nderon sot qyteti i Beratit, aty në atë vlerësim ka vend e gjithë karriera e tij 45 vjeçare në aksin Berat-Tiranë. Urime Profesor Dhori! Ky Titull është një pjesë e juaja, por nuk është “postblloku” për të tjera vlerësime, që realisht ju i meritoni.

 

Në mesditën e djeshme, Këshilli i Bashkisë së Beratit ka vendosur me vota unanime miratimin e titullit më të lartë që jepet prej tij, atë të “Qytetar Nderi” për Rektorin Prof. Dhori Kule, si një nga figurat me reputacion dhe për kontribute të çmuara në fushën e arsimit. Ndryshe nga motivacionet e tjera të spikatura për figurat që ngrenë lart vlerat akademike, artistike e kulturore të trevës të Beratit, motivacioni për Profesor Kulen ka brenda tij jo vetëm  aktivitetin Akademik, por edhe aktivitetin e tij studimor e shkencor brenda dhe jashtë vendit tonë. Profesor Dhori Kule është ekonomist dhe rektori i Universitetit të Tiranës shqiptare. Ai  ka lindur në Berat dhe ka mbaruar në qytetin e lindjes arsimin e mesëm në shkollën e mesme të përgjithshme ” Babë Dudë Karbunara”, me rezultate të shkëlqyera. Gjatë kësaj periudhe Dhori ka qenë futbollist i ekipit të futbollit të rinjve të Tomorrit, ndërsa babai i tij, Petraqi, së bashku me vëllanë e madh të Dhorit ishin sportistë që ushtronin alpinizmin. Dhori Kule ka përfunduar studimet në vitin 1981 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të larta dhe pas diplomimit ai ka punuar si shef i Departamentit të Ekonomisë në Uzinën Mekanike të naftës në Kuçovë, njëherësh edhe si pedagog në degën e Filialit të Universitetit të Tiranës në Berat. Pas tre vjetësh u emërua pedagog në Fakultetin e Universitetit Ekonomik të Tiranës, ku ai vazhdon edhe sot. Në vitin 2008, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekretoi Prof.Dr. Dhori Kulen Rektor të Universitetit të Tiranës, i cili u zgjodh rektor i proçesit zgjedhor, me pjesëmarrjen e të gjithë stafit akademik, personeli joakademik dhe studentët e Universitetit të Tiranës. Kështu që, nga viti 2008 ai ishte rektor i universiteti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri, Universiteti i Tiranës, njëherësh ai është edhe Kryetar i Rrjetit të Universiteteve shqiptare-folëse, e cila u krijua më 13 qershor 2008 me iniciativë të Universitetit të Tiranës. Prof. Dhori Kule është autor i shumë punimeve shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, është bashkëautor i disa teksteve, si dhe një njohës shumë i mirë i anglishtes, italishtes dhe rusishtes. Përvojat e tij profesionale janë të shumta, ndër të cilat përmendim postin e tij si dekan i Fakultetit të Ekonomisë për gati 10 vjet dhe Kryetarin e Këshillit të fakultetit. Prof. Dr Dhori Kules i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Sarandës dhe Kukësit, për kontribute të veçanta në arsim dhe për komunitetin. Në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve shtetërore të zhvilluara në shkurt të vitit 2012, Prof. Dhori Kule u zgjodh rektor i Universitetit të Tiranës për një mandat të dytë. Grupi i intelektualve citon se” … për vlerat, kontributin e çmuar në fushën e arsimit do të ishte në nderin e Këshillit Bashkiak që zoti Dhori Kule t’i jepej titulli “Qytetar Nderi”, gjë të cilën u morë në konsiderat dhe u vendos thuajse njëzëri që Profesor Kule të nderohej me këtë titull”. Dhori Kule është autor i mjaft artikujve shkencorë, të cilët janë botuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është bashkautor i disa teksteve, si, Hyrje në Ekonomi, Ekonomi e Zbatuar, etj. Ka kryer mjaft studime të karakterit ekonomik, si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit. Është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze, zotëron atë italiane e ruse. Mban titullin Profesor Doktor në Ekonomi. Natyrisht që, veprimtaria e gjatë kërkimore e shkencore e Prof. Dr. Dhori Kules është fryt i një pune të gjatë e intensive, i një praktike mësimdhënieje e drejtuese shumë vjeçare, i kualifikimit e specializimit të vazhdueshëm, është fryt i përditësimit të njohurive të tij shkencore me përvojën më të përparuar botërore në fushën e mësimdhënies e mësimnxënies, por edhe të edukimit, duke dhënë kontribute. Sepse përvojën personale e atë botërore ai e ka integruar me kompetencë duke i dhënë vizion të ri fushës arsimuese  në Republikën e Shqipërisë dhe më tej. Profesori ka dhënë me studimet e botimet e tij  një ndihmesë të vyer për hartimin e standardeve të të mësuarit dhe të drejtuarit në arsimin universitar. Përvojat e tij profesionale janë të shumta, ndër të cilat përmendim funksionin e tij si Dekan i Fakultetit të Ekonomisë për gati 10 vjet, dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të këtij fakulteti. Prof. Dr Dhori Kule ka qenë dhe është anëtar i disa bordeve te rëndësishme, ku vlen të përmendet pozicioni si Kryetar i Këshillit të Statistikave, Kryetar i Unionit të Ekonomistëve Mbarëshqiptar, Anëtar i Bordit Drejtues të Portit të Durrësit, etj. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë së këtij Këshilli, sot vetëm në atë të Bankës së Shqipërisë, duke dhënë kontribut madhor në fushën ekonomike, planifikuese, audituese dhe mirë administrimit të parave të shqiptarëve. Prof. Dr. Dhori Kules i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Sarandës dhe Kukësit, i Njësisë Çahir në Shkup, i Komunës Markgegaj  dhe  për kontribute të veçanta në arsim dhe për komunitetin, duke u vlerësuar për kontribute reale në fushën e arsimimit në këto qytete dhe demokratizimin e jetës politike e universitare në nivel lokal e kombëtar. Profesor Dhori Kule është edhe “Doktor Honoris Causa” i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë dhe i Universitetit Shteror të Tetovës. Në vitin 2008, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekretoi Prof.Dr.Dhori Kulen si Rektor të Universitetit të Tiranës, i cili u zgjodh në këtë post drejtues nga një proces zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik, si dhe studentët e Universitetit të Tiranës. Dhe ai mori vota të shumta, të cilat i vlerësoi si përgjegjësi, përkushtim dhe obligim për të kryer me dinjitet këtë detyrë mjaft të rëndësishme. Kështu, që prej vitit 2008, ai ishte rektor i universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, Universitetit të Tiranës. Dhori Kule ishte gjithashtu Kryetar i Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, i cili u krijua më 13 qershor 2008 me iniciativën e Universitetit të Tiranës. Në zgjedhjet për drejtuesit e universiteteve shtetërore të zhvilluara në shkurt 2012, Prof.Dr Dhori Kule u rizgjodh Rektor i Universitetit të Tiranës për një mandat të dytë dhe tashmë në mars 2016 u rizgjodh Dekan i Fakultetit të Ekonomisë. Dhe, dua ta mbyll shkrimin për njeriun e nderuar në këtë rast, duke besuar se do të vazhdojë të jetë në avangardë të arsimit e edukimit, dhe çdo moment i së ardhmes do të jetë sfida e radhës e fituar nga Profesori. Në detyrën e re që Fakulteti i Ekonomisë i ka besuar Prof. Dr. Dhori Kules si dekan i këtij fakulteti, ai do të japë të njëjtin kontribut që ka dhënë edhe në drejtimin e Universitetit të Tiranës. Ashtu si me punën e realizuar në këto 8 vite si Rektor i Universitetit të Tiranës, duke rritur në mënyrë të fuqishme cilësinë e mësimdhënies në këtë universitet, që në Fakultet të Ekonomisë do të japë kontributin e tij, si edhe do të përballojë sfidat e procesit të rritjes në bashkëpunim me stafin dhe studentët e këtij fakulteti. Besoj se, pa fjalë, por me vepra, Prof. Dr. Dhori Kule do të realizojë, edhe pse këto impenjime nuk do ta largojnë apo do të shtojnë largësinë në hapësirë e në kohë me beratasit e Beratin e tij.

 

Motivacioni

“Një nga figurat me reputacion dhe kontribut të çmuar në fushën e arsimit në qytetet e Beratit, Kuçovës dhe në Fakultetin e Ekonomisë së Unversitetit të Tiranës, për rolin e tij si drejtues në institucionet arsimore, forumet ekonomike dhe akademike të vendit, aktivitetin e tij studimor e shkencor, brenda e jashtë vendit, botime cilësore në fushën ekonomike dhe një figurë qytetare dhe intelektuale e angazhuar në jetën publike dhe politike”.