Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, priti zëvendës kryeministrin e Belgjikës, Didier Reynde

162

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi, priti dje në një takim zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didier Reynders, në një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe u ndanë përshtypjet nga vizita e zëvendëskryeministrit Reynders në muze. Ministri i jashtëm i Belgjikës, Reynders dhe drejtori i muzeut Labi, shkëmbyen mendime lidhur me nevojën e përmirësimit dhe rikonstruktimit të ambienteve të Muzeut Historik Kombëtar. Reynders theksoi se është mjaft e rëndësishme që Muzeu Historik Kombëtar duhet të bëjë, sa më shpejt të jetë e mundur, një përshtatje psikologjike për vizitorët e tij, duke qenë se ndërtesa është ndërtuar nga një sistem diktatorial në Shqipëri. Gjithashtu në këtë takim u diskutua rreth objekteve dhe pasurisë në origjinalitet që ka çdo pavijon në Muzeun Historik Kombëtar. Zëvendës Kryeministri i Belgjikës, shprehu kënaqësinë e tij në fund të vizitës në muze dhe bëri thirrje për sensibilizim dhe mbrojtje të historisë e identiteti kombëtar.

Dorentina HOXHAJ