Dr. Niko Nesturi:“Banka Botërore është faktori më i dëmshëm për popullatën autoktone të zonës Vlorë-Sarandë”

642
Sigal

Reagim i shoqatës “Bregdeti” ndaj përgjigjes se Bankës Botërore, të datës 21 maj 2013, pwr rikthimin e pronave

Shoqata “Bregdeti” detyrohet të denoncojë përsëri rrugën e gabuar dhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Bankës Botërore, të shprehur në përgjigjen e datës 21 maj 2013. Kjo përgjigje është nënshkruar nga znj. Kseniya Lovovsky, drejtuese aktuale e Bankës Botërore në Shqipëri për Shoqatës “Pronësi me drejtësi” dhe “Bregdeti”, në emër të z. Philippe Le Houerou, zv. President i B.Botërore për Europën pas Apelit që i kemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare me dt.31 mars 2013.

Kjo përgjigje thotë se B.Botërore nuk mundet të ndërhyjë për propozimin tonë legjislativ dhe pret që Shoqata të punojë në kuadrin e procesit legjislativ të struktuarave egzistuese, për të kontribuar në zhvillime legjislative të drejta. Përgjigja e znj. Lovovsky, që në anën formale është e rregullt, është një manovrim që synon të justifikojë ndërhyrjet dhe rekomandimet e gabuara ndaj Qeverisë Shqipare nga B. Botërore si këshilltare e saj. B.Botërore është në dijeni se në të gjithë administratën që trajton pronat korrupsioni është i kudo ndodhur. Nga 8 institucionet që duhet të kthejnë pronat tek i zoti, përfshi dhe Agjensinë e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, asnjë nuk e zgjidh problemin sepse i tillë është legjislacioni. Agjensia, prej vitesh nuk ka marrë vendime për kthimin fizik të pronës por është e angazhuar për kompensimet. Të pretendosh se problemi zgjidhet nëpërmjet kompensimit është vetëm mashtrim. Ndërkohë zëvendësimi i kthimit me kompensim është një barrë financiare për të gjithë shoqërinë. Kjo strategji i intereson vetëm një grushti politikanësh që dëshirojnë të bëhen pronarë të zonave turistike dhe këtë e ka rrekomanduar B.Botërore. Në takimet tona e kemi vënë në dijeni këtë institucion për qëndrimet absurde të institucioneve ndaj pronarëve duke e sqaruar se ka vendime të GJEDNJ që prej vitesh nuk zbatohen prej Zyrave të Përmbarimit por me këtë rast bëjmë të ditur për të gjithë që janë të interesuar se janë me mijëra raste që vendimet e formës së prerë të gjykatave të shkallës së parë të dytë ose të Gj. Lartë nuk ekzekutohen prej vitesh. Këto shtetas megjithse kanë fituar gjyqin, për shkak të mungesës së besimit apo informacionit të pamjaftushëm nuk kanë pasur mundësinë të drejtojnë ankesën e tyre në Gjykatën e Strsburgut si dhe të sensibilizojnë zyrat e KiE. Për intersat që përfaqëson Shoqata ‘Bregdeti’ mjafton të themi Prefekti i Qarkut Vlorë z. Eduart Veçani, nuk vepron siç përcakton ligji nr 9948/1998 “për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” dhe udhezimi nr 1 datë 13.01.2010 ‘Për verifikimin e titujve të pronësisë në tokat bujqësore të ish NB në zonat turistike”. Në këtë mënyrë ai shkel ligjin dhe nuk pyet për nenin 248 të Kodit Penal.Po ashtu në zonën turistike Vlorë Sarandë, INUK ose policia ndërtimore gjithmonë ka vepruar në mënyrë klienteliste siç është rasti i shembjeve në Jalë ku është e implikuar Banka Botërore. Për çdo të huaj mund të duket e pabesushme që B.Botërore i ka rekomanduar Qeverisë të miratojë legalizimet e ndërtimeve pa leje edhe për ndërtimet që janë bërë pas vitit 2006, kur ligji i miratuar sado i keq që ishte, në mënyrë taksative i ndalonte ato. (shih videot në faqen e shoqatës). Kjo është ndërhyrje negative. Shoqata “Bregdeti” solidarizohet me kundërshtimin përgjigjes së znj. Lovovsky, që shoqata “Pronësi me Drejtësi” e ka botuar datë 27.05.2013 në gazetën “Telegraf”. Këto tregojnë si administrohet prona dhe pse shkelet Kushtetuta, por pronarët guxojnë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe nuk do të lejojë që B.Botërore të devijojë thelbin e kërkesës tonë dhe me rekomandimet e saj  për mos respektimin e detyrimeve kushtetuese të bëhet pengesë për zgjidhjen e drejte te problemeve per kthimin e pronave pronareve te ligjeshëm..

Në këtë nivel kaq katastrofik të mungesës të shtetit ligjor dhe të mohimit të garancive juridike, përgjigja që na kthen znj. Lovovsky, e ndryshon plotësisht kuptimin e Apelit tonë dhe na thotë ta zgjidhim problemin me forcat tona. Kjo është absurde. Ndërsa në shumicën e rretheve dhe të sipërfaqes së Shqipërisë, çdo trung familjar, ka marrë pronën e tij të trashëguar, pavaresisht se jeton në fshat apo në qytet dhe kjo është zhvilluar normalisht, ndërsa në zonën turistike Vlorë Sarandë, B.Botërore rekomandon dhe ndërhyn që prona të mos kthehet tek i zoti, por të përvetësohet nga klanet që u futën në politikë për t’u pasuruar. Të drejtat e njeriut janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me të drejtën e shtetasve për të gëzuar pronën e tyre të trashëguar e cila në zbatim të kushtetutës në fuqi, mund të preket vetëm për nevoja publike kundrejt kompensimit. Eshtë llogjike se përvetësimi i zonave turistike nga politikanët dhe miqtë e tyre nuk është interes publik. Kjo situatë e rëndë nuk do të ishte zhvilluar nëse ankimet tona do të ishin vlerësuar në raport me kushtetutën në fuqi dhe nëse projektet dhe financimet e haja, do të ishin të kontrolluara, që të shkonin në favor të zhvillimeve demokratike. Këto dhe shumë të tjera ne ja kemi shpjeguar jo vetëm me shkresa por edhe në tavolinë znj. Lovovsky dhe specialistëve të saj dhe bisedat janë të regjistruara. Veprimtaria e B.Botërore  prej vitesh ka shkelur këto detyrime morale dhe ligjore dhe tani po vazhdon të njëjtën lojë. Në këtë mënyrë veprimtaria e B.Botërore është faktori më i dëmshëm për popullatën autoktone të zonës turistike Vlorë-Sarandë. Kësaj popullate prej 22 vjetësh “në emër të ligjit” me mosveprimet dhe veprimet e gabuara të B.Botërore, nuk po ju kthehet prona e trashëguar dhe kështu ju mohohet identiteti, ju mohohet atdheu, ju shkelet dinjiteti dhe ju mohohet liria ekonomike. Të ardhurat që rrjedhin nga veprimtaria turistike në këtë vend të bekuar nga Perëndia, shkojnë në xhepat e politikanëve dhe të klaneve mbështetëse të tyre. Për shkak të anarkisë së titujve të pronësisë, shqiptarët prej 22 vjetësh po vriten me njëri tjetrin dhe qëndrimet e gabuara të B.Botërore janë nxitëse të vetgjyqësisë. Megjithse Shoqata e Pajtimit Mbarëkombëtar, ka raportuar mbi 6000 të vrarë si dhe konflikte pa fund, që krahasohen me bilanc lufte, ky fakt rëqethës, nuk ka tërhequr vëmendjen e institucione për ta analizuar dhe ndaluar.!.

Nëse prona e grabitur me ligjet e diktatures nuk kthehet me ligj në origjine, Shqipëria nuk mund të marri statusin e kërkuar në BE dhe nuk mund të ketë integrim. Këto janë thelbi dhe shqetësimi i shumë përgjigjeve që i janë kthyer për Rrapo Danushin dhe Niko Nesturin, nga institucionet ndërkombëtare përfshi përgjigjen e fundit prej zz. Jonathan Moore, Philip Gordon dhe Philip Reeker, që janë personalitete shumë të rëdësishme të politikës së SHBA, ndërsa përgjigja e znj. Lovovsky është krejt ndryshe. Siç kemi bërë publike, Shoqata “Bregdeti” në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare „Pronësi me Drejtësi”, të mbështetur fuqimisht nga patriotët shqiptarët në emigracion kanë hapur në internet faqen www.defendingproperty.com Në këtë faqe, kemi bërë publike një pjesë fare të vogël të aktivitetit të shoqatave tona në këto 22 vjet. Duke qënë të inkurajuar prej ambasadorit të SHBA, z. Aleksander Arvizu, me moton “vepro tani” ne vazhdojmë t’i ftojmë shtetasit që përdorin e-mail, të nënshkruajnë online peticionin drejtuar Kryeministrit që ai të zbatojë Kushtetutën. Në këtë faqe është bërë publik edhe projektligji të cilin znj. Ksenya Lovovsky e anashkalon në përgjigjen e saj. Ne jemi të bindur se me projektligjin që kemi përgatitur është i gatshëm instrumenti, me të cilin nëse do të ketë vullnet politik, shteti e zgjidh shumë shpejt dhe pa shpenzime financiare problemin e pronës, pa pasur nevojë ti drejtohet arkivave të Italisë për dokumenta të pronësisë. Ky projektligj, zbaton kërkesat e DASH, të Strasburgut dhe të Brukselit, mbyll një burim të korrupsionin pushtetar dhe një nga shkaqet që nxit vetgjyqësinë. Ne besojmë fuqimisht se ky projektligj ofron zgjidhjen më të mirë në lidhje me të drejtën e shkelur të pronësisë, duke pasur superioritet të dukshëm mbi strategjinë e Qeverisë Shqiptare që është bazuar në rekomandimet e B.Botërore. Këtë strategji të gabuar e zbaton Agjensia dhe institucionet e tjera që duhet të veprojnë për kthimin e pronës, nuk mund ta zgjidhi problemin, pasi Agjensia prej vitesh ka bllokuar procesin e kthimit fizik të pronës tek i zoti dhe ALUIZNi, ka intensifikuar legalizimet. Ne do të ftojmë të gjithë shqiptarët patriotë që të sensibilizojnë mediat dhe politikën ndërkombëtare për këtë veprimtari të B. Botërore që po shkatërron themelet e demokracisë dhe financiarisht e ka futur shtetin në një rrugë pa krye. Ne kërkojmë që znj. Lovovsky t’i raportojë përsëri z. Philippe Le Houerou këtë përgjigje dhe situatën e nderë të krijuar në zonën turistike Vlorë-Sarandë, që ai të reflektojë në Apelin që i kemi adresuar me datën 31 Mars 2013. Ne dëshirojmë që znj. Lovovsky ta rivlerësojë përgjigjen e saj, në mënyrë që B.Botërore të bëhet pjesë aktive për të përdorur mjete diplomatike, ekonomike dhe mjete të tjera paqësore për të vlerësuar dhe përmirësuar projektligjin tonë dhe për të ndalur padrejtësinë, vetgjyqësinë në këtë popullatë të viktimizuar që po çkombëtarizohet dhe po pëson një genocid të padeklaruar.  Dëshirojmë të besojmë në reflektimin pozitiv të znj. Lovovsky dhe e ftojmë atë në një debat publik televiziv ku ajo të shprehi direkt mendimet e B.Botërore për të gjithë të interesuarit.

Për kryesinë e Shoqatës “Bregdeti”