“Do marshoj në Zvicër me ushtrinë e ISIS”, vritet në Siri xhihadisti shqiptar

722
Sigal

Mediat zvicerane raportojnë se xhihadisti shqiptar nga Maqedonia që kërcënoi me sulme Evropën dhe konkretisht Zvicrën është vrarë nga një sulm ajror i SHBA në maj të këtij viti në Siri.
Sipas gazetës ‘SonntagsZeitung’, Ohran Ramandani 26 vjeç ka qenë njëri ndër luftëtarët e rangut më Të lartë të ISIS.

Ai ishte me prejardhje nga Maqedonia ndërsa ka jetuar edhe në Zvicër, konkretisht në Dübendorf të Kantonit të Zyrihut. Po ashtu ka dëshmi tjera të qëndrimit të tij në Zvicër. Shqiptari ka pasur lidhje edhe me Qëndrim Ramadanin, i dënuar me burg të përjetshëm në Turqi për aktivitetet në shërbim të ISIS-it etj.
0023B7BA_3199616599585213526165F56CD65192
Gazeta përshkruan ngritjen në karrierë të shqiptarit në ushtrinë terroriste, duke u mbështetur në fotografitë ku ai paraqitet me luftëtarë të rangut të lartë të ISIS-it dhe në burime tjera, transmeton albinfo.ch. Shqiptari nga Maqedonia kishte arritur të bëhej shef i shërbimit informativ të ISIS-it për rajonin e Ballkanit.

Ndërsa sipas Koalicionit anti ISIS, të udhëhequr nga amerikanët, Orhan Ramandani i mbiquajtur edhe si Daniel al-Albani, kishte planifikuar nga Siria sulme terroriste jashtë vendit, mes tjerash edhe në Evropë.
0023B7BD_A191F4A93D4461350FA8753275D4A480
Shqiptari ishte zhdukur nga Zvicra në vitin 2014, ndërsa pas një viti ishte paraqitur në një video propagandistike të ISISI-it. Kur, gazeta “SonntagsZeitung”, në vitin 2015 kishte bërë hulumtimin e parë lidhur me këtë problematikë, R. e kishte konfirmuar faktin se kishte qëndruar një kohë në Zvicër. Në këtë kontekst ai kishte shkruar se donte të kthehej sërish në Zvicër, por me ushtrinë e ISIS-it.
Në Siri, Orhan Ramadani kishte luftuar në njësitin e njëjtë kua kanë bërë pjesë edhe Valdet Gashi (ish kampion thaiboksi) dhe Christian-i, një zviceran i konvertuar në islam, të dy nga Ëinterthur-i i kantonit të Zyrihut.
rtfgbv
Më tej gazeta e përmendur merret me ambientin prej nga rrjedhin xhihadistët që shkojnë nga Zvicra në “luftën e shenjtë” në Siri dhe në Irak. Ata janë me shumicë dërmuese me prejardhje nga Ballkani, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja. Kjo, përveç me përkatësinë myslimane të popullsisë së këtyre vendeve shpjegohet edhe me përpjekjet e mëdha të ISIS-it që aktivitetet e veta drejt Evropës t`i orientojë duke shfrytëzuar këto vende të Ballkanit si urë lidhëse.
trfgbv
Sipas njoftimit të aleancës anti ISIS thuhet se shqitpari të jetë varë më 21 maj nga një sulm ajror në afërsi të lokalitetit sirian Mayadin në luginën e Eufratit. Më 3 gusht të vitit 2017, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi në faqen e saj të internetit, se ka vrarë disa luftëtarë të ISIS-it në Siri.
rtgfbn