‘Do hash dajak’, PD kërkon përjashtimin e Pjerin Ndreut nga Kuvendi për kërcënimin e Salianjit

511
Kërcënimet “Do hash dajak, ti do rrahur” drejtuar deputetit të PD, Ervin Salianji, në një komision parlamentar nga deputeti socialist Pjerin Ndreu, duket se do ta ndëshkojnë këtë të fundit. PD ka kërkuar sot mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi të Ndreut: Sipas saj, thirrjet për përdorimin e dhunës dhe fyerjeve janë të papranueshme. 
NGJARJA
Dy deputetë socialistë, më 7 nëntor, e kanë kërcënuar sot deputetin e PD, Ervin Salianji, në komisionin e Sigurisë. Pyetja që Salianji i drejtoi ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për buxhetin e ushtrisë, nuk i pëlqeu Xhaçkës, së cilës i kanë dalë në krah dy ish-oficerët e lartë të Policisë, Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu.
Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: “A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”
Por, përgjigjen pyetjes ia ka kthyer ndryshe, Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.
Kurse, Pjerin Ndreu, pa mikrofon, iu kthye Salianjit: Mos i provoke të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!
Paulin Stërkaj ka vazhduar, duke i kujtuar Salianjit:… Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!
Pjerin Ndreu nga ana tjetër iu ka kthyer deputetit demokrat: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!
Salianji ia ka pritur: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit!

Sigal