Diana Toma: Lista e re e barnave dëmton financiarisht subjektet farmaceutike

151

Ajo që farmacistët kontestojnë lidhur me aplikimin e listës së re të barnave është shqetësimi që ka të bëjë me diferencat në çmim, të cilat sjell aplikimi i listës, gjë që çon në dëmtim financiar të drejtpërdrejt të subjekteve farmaceutike si dhe sjell evazion fiskal për sistemin e tatim taksave artificialisht

Urdhri i Farmacistëve e kundërshtoi listën e re të barnave që paraqiti qeveria dhe rezultat i kësaj ishte që qeveria ta rishikojë edhe një herë, duke pranuar negociata me UFSH-më. Presidentja e UFSH-së, Diana Toma në një intervistë për gazetën “Telegraf” shprehet se ata kërkojnë rishikimin e kritereve të kontratës mes Fondit dhe farmacive për listën e re të barnave të rimbursueshme. Presidentja e Urdhrit, Diana Toma, tha se kriteret aktuale janë të pabazuara në ligj. Sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme që sjell për subjektet farmaceutike futja e listës së re të barnave me rimbursim që fatkeqësisht kanë ardhur duke u shtuar nga viti në vit dhe nuk janë më vetëm penalizime financiare me një dëmtim të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë për sa i takon sistemit të tatim-taksave. Pasi farmacia pa bërë evazion fiskal nga aplikimi i çmimeve të këtij libri në mënyrë të drejtpërdrejtë del si subjekt që bën evazion fiskal.

-Zonja Diana Lista e re e Barnave a u konsultua me grupet e interesit?

– Nuk kemi dijeni sepse Urdhri i Farmacistëve nuk është pjesë e grupeve të punës për diskutimet mbi listën e barnave të rimbusrueshme. Fatkeqësisht UFSH nuk është pjesë deri tani në asnjë grup pune, ndonëse institucionet kanë përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar të UFSH. Sa i takon dëmeve në vijueshmëri të përvitshme, që sjell për subjektet farmaceutike futja e listës së re të barnave me rimbursim, që fatkeqësisht kanë ardhur duke u shtuar nga viti në vit dhe nuk janë më vetëm penalizime financiare me një dëmtim të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë sa i takon sistemit të tatim-taksave. Pasi farmacia, pa bërë evazion fiskal nga aplikimi i çmimeve të këtij libri në mënyrë të drejtpërdrejtë, del si subjekt që bën evazion fiskal.

– Ju përse e kontestoni?

– Ajo që farmacistët kontestojnë lidhur me aplikimin e listës së re të barnave është shqetësimi lidhur me diferencat në çmim që sjell aplikimi i listës, gjë që çon në dëmtim financiar të drejtpërdrejt të subjekteve farmaceutike si dhe artificialisht për sistemin e tatim taksave sjell evazion fiskal. Dhe mungesa e disa alternativave të para është një tjetër shqetësim që kanë ngritur farmacistët. Në dakordësi u la të ngrihet menjëherë një grup pune me kryesimin e drejtorit të Fondit, ku në përbërje të tij do të jenë përfaqësues nga rrjeti i hapur i farmacive, përfaqësues nga distributorë, nga përfaqësi farmaceutike që të gjendet një akt-përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet.

– Tani që qeveria e tërhoqi ligjin, në cilat probleme ju do të këmbëngulni të reflektohen?

– Mendojmë se reflektimi mbi projekt kontratën erdhi si pasojë e realizimit të një tryeze të rrumbullakët në pozita të barabarta të palëve, e munguar kjo ndër vite. Dialogët ndër institucionale mendoj se duhet të jenë në bazë të çdo marrëveshjeje. UFSH diskutoi mbi të tëra nenet që kishte në përmbajtje kontrata, duke parashtruar dhe arsyetimet që kishte mbi to. Sa i takon kritereve për lidhjen e kontratave me farmacinë, ne përsëri mbetemi në qëndrimin tonë që ato kritere duhet të rishikohen pasi ne i vlerësojmë kritere të pa bazuara në ligj. Problemet teknike nuk sqarohen plotësisht dhe saktësisht për eprorët e institucioneve, apo më tej, kësaj here e vumë re një fenomen të tillë. Eprorët e institucionit të Fondit nuk ishin mirinformuar, apo informuar saktë lidhur me këto kërkesa. Kontrata ka pasur një sërë anomalish që së fundi e çuan subjektin farmaceutik në një mungesë frymëmarrje. Pikë shumë e kontestuar është ajo e kritereve

– A ka monopol të barnave të rimbursueshme?

– Përderisa nuk jemi pjesë e grupit të punës që harton LBR (listën e barnave të rimbursueshme) nuk mund të shprehemi për pyetjen që na drejtoni, por nëse gjerat trajtohen si të barabarta para ligjit monopolet bien.

– Sipas jush, kujt i shërben kjo listë e re barnash të rimbursueshme; pacientëve, kompanive?

– Skemat e rimbursimit shteti i bën për t’iu ardhur në ndihmë shtresave të qytetarëve që kanë nevojë për to, në bashkëpunim me sistemin farmaceutik. Gjatë një bashkëpunimi, çdo palë gjen të përfaqësuar interesin e vet. Rëndësi ka që të mos ketë abuzim gjatë aplikimeve të këtyre skemave.

– Cilat kompani kanë në listën e rimbursimit numrin më të madh të barnave? Po në Vlerë, cila është renditja e kompanive?

– Institucioni i UFSH nuk ka informacion për këtë pikë pasi nuk është pjesë e LBR në asnjë nivel procedure.

– Sipas jush pse nuk publikohen asgjëkund emrat e kompanive që rimbursojnë barnat e rimbursueshme? P.sh, të dimë kush e sjell në Shqipëri secilin medikament që rimbursohet?

– Këto kompani bëhen me dije dhe me to Fondi lidh kontrata për zbatimin e skemës së rimbursimit dhe farmacitë që kanë kontratë me Fondin duhet të bëjnë furnizim tek këto kompani në mënyrë që Fondi të monitorojë procesin e furnizim – shpërndarjes së barnave të rimbursueshme.

– A janë të gjitha barnat e rimbursueshme në Shqipëri Brenda standardeve të lejuara të qarkullimit si në Bashkimin Evropian?

– Tagër të vetëm për të bërë një analizë të tillë ka vetëm institucioni i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe çdo përgjigje e jona do ishte në tejkalim të kompetencave, por në jo pak raste testuesi më i mirë rezulton të jetë pacienti.