Çfarë po ndodh në kufirin Shqipëri-Kosovë? Qytetarët bllokohen në trafik

209
Padyshim që sot është ditë feste për shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë. E për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë, shumë qytetarë shqiptarë kanë dashur ta prekin më nga afër këtë ditë, duke udhëtuar drejt Kosovës.
Por kjo gjë ka sjellë radhë të gjata të automjete në kufirin Shqipëri-Kosovë, duke bllokuar me orë të tëra në trafik drejtuesit.
Ka qenë Nisma #Thurje që ka bërë denoncimin, ndërsa poston edhe foton e gjendjes ne piken e kalimit kufitar ne Morine.
Denoncimi
Nisma pershendetje!Si mund te pretendojme ne si komb te heqim kufijte mes vetes dhe Europes kur nuk rrezojme dot kufijte mes njeri tjetrit. Kjo eshte rradha kilometrike tani ne kufirin e Morines nga Kosova drejt Shqiperise. Eshte turp qe politika nuk ngrihet dot ne nivelin e popullit.