Çako takon Stok: Prioriteti ynë, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

52
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në kuadër të vizitës së tij në Bukuresht ku po merr pjesë në Konferencën e 43-të Rajonale të Interpolit që po zhvillohet prej datës 19 Maj deri sot, ka zhvilluar një takim të veçantë me Sekretarin e Pergjithshëm të Interpol, Z. Jurgen Stok. Gjatë këtij takimi Sekretari i Pergjithshëm i Interpolit ka theksuar dhe vlerësuar Policinë Shqiptare dhe rolin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dheterrorizmit.
Shqipëria ka rol kyç dhe ka treguar se është lider në rajon si për përdorimin dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave si dhe për operacionet e ndërmarra kohët e fundit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm Stok, ka siguruar Çakon për mbështetje të vazhdueshme të Zyrës së Interpol Tirana, por edhe të gjithë Policisë së Shtetit. 
Drejtori i Policisë së Shtetit e ka siguruar Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit për gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të shpejtë të informacionit. Gjithashtu Z.Çako, ka theksuar se prioritetet kryesore të Policisë Shqiptare, janë lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Gjithashtu ka shprehur mbështetjen për Zyrën e Interpol Tirana dhe gatishmërinë për ta çuar në një nivel më të lartë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit.