Burrel/ Përndiqte ish-gruan, arrestohet 26-vjeçari

150

Në prangat e policisë së Matit ka rënë një 26-vjeçar, i cili i ishte i shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë, A.M, 26 vjeç, banues në Burrel. Ky i fundit është vënë në pranga pasi përndiqte ish-gruan.

Njoftimi i plotë:

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi :
A.M, 26 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policië Mat, për veprën penale të “Përndjekjes”, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.