Biznesi i vogël në Pogradec dhe shqetësimet e tij

671
Nga Lavdërim Miminllari
Kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të mesëm Pogradec
Biznesi i vogël në qytetin e Pogradecit, ka gati dy muaj që disa herë ka protestuar në mënyrë demokratike që ky biznes të mos futej në TVSH. Në qytetin e Pogradecit ushtrojnë aktivitetin e tyre 1600 biznese me të cilin ndihmojnë dhe mbajnë familjet e tyre..

Vendimi i Qeverisë për trajtimin me TVSH të Biznesit të vogël për neve ishte me pasoja, sipas nesh, na rriste shpenzimet, pasi duhej të paguaje edhe një ekonomist. Kjo ishte dhe një nga motivet tona të protestës. Biznesi i vogël në një farë forme penalizohej edhe nga fakti: nëse në aktivitet të biznesit nuk ndodhej personi i licencuar, por një pjesëtar i familjes. Sot është rregulluar me ligj dhe nuk penalizohet më. Me ndryshimet e reja të Qeverisë kemi krijuar bindjen se biznesi i vogël është më i çliruar nga një sërë problematikash dhe duhet të jetë më korrekt në marrëdhënie me biznesin e madh.

Një garanci të tillë e dha Kryeministri ditët e fundit. Në këto kushte, që rëndojnë aktivitetin e këtij biznesi janë edhe mungesa e remitancave nga kushtet e vështira të shteteve, ku punojnë si Greqi, Itali, Maqedoni. Kjo ka çuar dhe çon gjithnjë e më shumë në rënien e fuqisë blerëse.. Ne mendojmë se Biznesi i vogël duhet të quhet e të vlerësohet si partner i Biznesit të madh, pasi japin e marrin me njëri-tjetrin brenda normave ligjore. Raporti biznes-tatime është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Nuk duken më tatimorët në dyert e bizneseve për t’u bërë presion, por edhe vetë bizneset gjithnjë e më shumë duhet të jenë korrekt me ligjet, në luftë me informalitetin. Ka edhe nga ata si në biznesin e madh dhe të vogël, tentojnë të mos paguajnë asnjë lekë, ka dhe nga ata, që punojnë me dy palë kuponë. Ka ardhur koha që bizneset të jenë më korrekt me ligjin. 1600 biznese mesatarisht paguajnë 1500 lekë në muaj, afërsisht 2.4 milion, paguajnë në shtet çdo muaj taksë televizioni 1.6 milion, pa llogaritur qiranë e objektit si dhe 20% ujë e drita.

Ky biznes paguan në shtet në muaj për Sigurime Shoqërore 9.6 mil. Tarifat dhe taksat e Bashkisë të miratuara nga Këshilli Bashkiak, mendojmë se janë të larta dhe duhen rishikuar, kjo do të ishte në të mirë të zgjidhjes dhe ndihmës për biznesin. Nëse nisemi për zgjidhje dhe për ndihmë ndaj biznesit, janë të gjitha mundësitë.

Me ndryshimet e reja shpresojmë se edhe për bizneset do të fillojë një aktivitet më i dendur, konkret dhe më i lehtësuar nga anomalitë e krijuara në vite deri tani. 
Sigal