“Durimit po i vjen fundi”, kërcënohet me jetë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev

506
Kryeministri Zoran Zaev së fundi në disa raste ka qenë cak i kërcënimeve me jetë përmes rrjeteve sociale. Kërcënimet kanë qenë përmes video- porosive, porosive të shkruara dhe fotografive të djegura.
Kërcënimi i fundit, sipas portali Maktel, vjen nga një profil që mban emrin e organizatës nacionaliste “Trdokorni”, të cilët sërish e kanë paralajmëruar Zaevin.
“Dëgjuam lajme se Z.Z do të ndryshojë kushtetutën. E po Z.Z ndryshoje kushtetutën, dhe ligjet, por do të ndryshojmë edhe ty me nënshkrimin tënd. Durimit po i vjen fundi”, është porosia e shkruar.
MPB në dy raste më parë ka ngritur procedura hetimore lidhur me kërcënimet ndaj kryeministrit dhe funksionarëve të tjerë shtetëror.
Sigal

zaev