Berat, shpallet projekti fitues Ja si do jetë Ishulli i Lumit Osum

642
Pas 24 orë diskutimesh dhe vlerësimesh për 12 projektet e prezantuara për ishullin e Beratit, juria ndërkombëtare ka marrë edhe vendimin përfundimtar për projektin që do të zbatohet për “Ishullin e Lumit Osum” në Berat.
Pojekti i firmës “Unlab Corda” është përzgjedhur si fitues, ndërsa në vend të dytë juria caktoi projektin “FELIKS UNESCO”, sakaq e treta u rëndit projekti i firmës “KWY YELLOWOFFICE”.
Në projektin fitues lumi është elementi kryesor në qendër të projektit. Varësia e ishullit të Osumit ndaj lumit është aq e madhe sa vështirë të përcaktosh formën e ishullit që ndryshon vazhdimisht në varësi të nivelit të ujit. 
Në propozimin e tij skuadra paraqet një sistem që eliminon rreziqet dhe dobësitë duke zhvilluar identitetin kulturor dhe rekreativ të ishullit.
Ndërkohë Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turzimit, Eglantina Gjermeni, vlerësoi projektet e paraqitura në këtë garë. Ajo shtoi se projekti fitues do pasurohet me elemnetë të projekteve që u rënditën në vendin e dytë dhe të tretë.
Gjermeni është shprehur se për finalizimin e projektit përfundimtar,do të merren edhe mendimet e qytetarëve në mënyrë që ky projekt të ndikojë në zhvillimin turistik të qytetit.
Ishulli i Lumit Osum ishte një premtim i mazhorancës së majtë, i cili po shkon tashmë drejt finalizimit. 



Sigal