“Bëhu Mysliman!” 22-vjeçari shqiptar arrestohet pas “këshillës” që i dha Papës

81
Një 22-vjeçar shqiptar ka shkuar në Vatikan, dhe u ka bërë thirrje Papës dhe besimtarëve të krishterë, që të konvertohen në Myslimanë.
Sipas mediave italiane, javën e kaluar shqiptari është parë në hyrjen e kishës në Vatikan, ku Papa do të mbante meshën e përjavshme. Shqiptari i ka bërë apel edhe papës që të konvertohet në mysliman.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka vënë në pranga 22-vjeçarin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Mbi të ngrihen edhe dyshime për lidhje me terroristët e ISIS.
Ai rezulton të jetë dënuar më herët nga gjykata italiane me arrest shtëpiak pasi kishte bërë thirrje në publik që të gjithë ti bashkohen ISIS-it.