Av. Altin Goxhaj: Ja si përfaqësuesit e oligarkëve rusë dhe të Sorosit kontrollojnë investimet dhe bankën ofshore në Shqipëri

712
Sigal

Skandali tjetër i ABI Bank

Ja si përfaqësuesit e Oligarkëve në Rusi dhe të Sorosit kontrollojnë investimet, bankat ofshore dhe privatizimet strategjike në Shqipëri!

Stili 69 i emërimeve të Edit të Lindës me Andi Baltën e ABI Bank: Edi emëron Andin te “AIDA”, Andi pas 40 ditësh emëron Lindën te “ABI”!

Ja si përfaqësuesit e Oligarkëve në Rusi dhe të Sorosit kontrollojnë investimet e mëdha dhe privatizimet strategjike në Shqipëri!

– Veç 1 javë pasi oligarkët në Rusi blenë ABI Bank në 2015, Rama bëri gati VKM e emërimit të drejtorit të ABI-t Andi Balta në krye të Agjencisë Shtetërore të Investimeve!

– Dhe vetëm 40 ditë më pas Linda Rama emërohet në Bordin e ABI Bank nga Drejtori i ABI Bank Andi Balta!

– Pra investimet dhe privatizimet strategjike në Shqipëri janë nën influencën e oligarkëve në Rusi të përfaqësuara nga Andi Balta dhe Linda Rama!

5 Pyetje që thellojnë Skandalin e influencës ruse në Tiranë dhe korrupsionin kryeministror:

  1. Si ka mundësi që Agjencia shtetërore e Investimeve (domethënë që merret me privatizimet dhe dhënien e aseteve publike për investime strategjike) paska në Bordin Drejtues Drejtorin e ABI Bank, Andi Balta që prej 25 Nëntorit 2015 (Bankë e cila është në pronësi të oligarkëve në Rusi)?
  2. Pse Rama në 30 Tetor 2015 shfuqizoi VKM e Berishës të 15 Shtatorit 2010 që kërkonte që anëtarët e Bordit të AIDA-s të bëheshin me konkurrim si përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe të kishin përvojë të gjatë dhe miratoi një VKM që hiqte kriteret dhe i vetmi anëtar i AIDA-s që nuk plotëson asnjë kriter të VKM-së së Berishës është vetëm Andi Balta i ABI-t?
  3. Pse 40 ditë pas emërimit nga Rama të Drejtorit të ABI-t Andi Balta në krye të AIDA-s, ky emëroi Linda Ramën anëtare të Bordit të ABI Bank?
  4. Pse u mbajt e fshehtë dhe nuk u deklarua, sipas ligjit për 10 muaj rresht, emërimi i Linda Ramës në ABI Bank (07 Janar 2016 deri në 26 Shtator 2016)?
  5. A po kontrollojnë oligarkët në Rusi investimet dhe privatizimet më të rëndësishme në nëpërmjet përfaqësuesit të tyre tek Agjencia shtetërore AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve)?

Fletore Zyrtare Nr 206 të vitit 2015

Sipas saj del se Edi Rama me VKM nr. 953, dt. 25.11.2015 emëroi Andi Balta, Drejtorin e ABI-it të oligarkëve në Rusi, si anëtar të Bordit të AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) e cila merret me dhënien e aseteve, minierave, zonave turistike, parqeve industriale, trojeve të Shqipërisë për “Investime Strategjike”!!!

Sipas VKM nr 953 dt. 25.11.2015 emërohen 4 anëtarë si përfaqësues të sektorit privat, ku:

  1. Ines Muçostepa (Kryetar i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë),
  2. Silvio Pedrazzi (Kryetar i Shoqatës së Bankave, shoqatë, e cila kishte anëtare të Shoqatës edhe ABI Bank) dhe
  3. Luan Bregasi (Kryetar i Shoqatës Biznes Albania) përfaqësojnë pra 3 shoqatat më të mëdha të biznesit në Shqipëri.
  4. Po anëtari i 4-të, Andi Balta, përveç oligarkëve në Rusi, kë përfaqësonte që emërohet si anëtar veç 1 muaj pasi ABI BANK kalon në pronësi të TRANZIT, e cila vetë ishte në pronësi të NCH Capital Inc të themeluar në 1991-1993 në Rusi me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe që nuk ka asnjë bankë në pronësi, përveç Shqipërisë ku dhe deklaron se është pronar trojesh dhe i shit-blen ato?

Po si u bë e mundur kjo gjë?

Edi Rama në 30 Tetor 2015 shfuqizoi VKM-në e 2010 së Berishës ku duheshin kritere “konkurrimi” dhe “përfaqësimi” (nga shoqatat e biznesit) për anëtarët e AIDA-s dhe e vendos vetëm për Andi Baltën futjen pa asnjë kriter në krye të AIDA-s (anëtarët e tjerë i plotësonin kriteret). Ndërkohë TRANZIT i Oligarkëve në Rusi kishte veç 1 javë që kishte blerë ABI Bankë!!! Pra Rama ishte pjesë e aktive e blerjes së ABI-t nga oligarkët në Rusi!

Ja si ndodhi teknikisht

Në 30 Tetor 2015 Edi Rama shfuqizoi VKM nr 758 të 15 Shtatorit 2010 të miratuar nga Berisha, e cila përcaktonte se anëtarët e Bordit të AIDA-s (si institucioni më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri dhe sipas kërkesave të USAID) kërkonte që anëtarët e Bordit të AIDA-s të zgjidheshin me konkurrim dhe mbi të gjitha të ishin përfaqësues të shoqatave të biznesit! Madje kërkohej si kusht që të plotësonin shumë kritere profesionale, eksperience shumëvjeçare në biznes dhe të mos kishin cene në dosjen penale! Edi Rama e shfuqizon këtë VKM dhe në kundërshtim me ligjin LIGJ Nr.10 303 (15.7.2010) “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të AIDA” ku përcaktohej se Këshilli i Ministrave ishte i detyruar të përcaktonte kritere për emërimin në Bordin e AIDA-s, Edi Rama i fut një të anuluar të gjitha VKM-ve dhe miraton një VKM ku pa asnjë kriter përcakton Andi Baltën si anëtar të Bordit të AIDA-s! Pra, në 25.11.2015!

Pse pas 40 ditësh Andi Balta emëroi në Bordin e ABI Bank Linda Ramën?

Pra vetëm 40 ditë pas emërimit të Andi Baltës së panjohur në krye të AIDA (Agjencia Shtetërore e Investimeve) megjithëse nuk përfaqësonte asnjë shoqatë por vetëm veten e vet (kuptohet dhe oligarkët e NCH Capital Inc në Rusi), Linda Rama bëhet në kundërshtim me Ligjin Bankar anëtare e Bordit të ABI Bank që në 7 Janar 2016! Kjo vërtetohet, sepse sipas Ekstraktit Historik Linda Rama shfaqet zyrtarisht si anëtare e Bordit të ABI Bank në 26 Shtator 2016, por ajo del se ka qenë anëtare e Bordit (sipas Rezolutës Nr.64) që në datë 07 Janar 2016 (shkelje e rëndë e ligjit bankar dhe kjo është vepër penale për mosdeklarime nga ana e Bankës dhe nuk mund të kishte fuqi prapavepruese).

KONKLUZION:

Pra 40 ditë pas emërimit të Andi Baltës nga Edi Rama në krye të AIDAs emërohet nga Andi Balta Linda Rama në krye të ABI-t! Kjo rokadë e stilit 69-sh u mbajt e fshehtë dhe dokumentet nuk u depozituan në kundërshtim me ligjin në QKB (QKR) ku vendimi u shpall 1 vit më pas me fuqi prapavepruese! Dhe qershia mbi tortë është se Agjencia AIDA është partnerja kryesore e Institutit CID (Center for International Development) e themeluar nga Elanye Papulias me mbështetjen e Sokrates Kokkalis që sot drejtohet nga Ricardo Hausman e kontraktuar prej 6 vjetësh nga Soros për 4 milionë dollarë për të asistuar Qeverinë Shqiptare për të implementuar agjendën për rrënimin, falimentimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, ka gjetur mbështetjen edhe të opozitës aktuale, e cila prej 4 vjetësh hesht qëllimisht, dhe porosit gazetarët që në asnjë rast të mos bëjnë pyetje zyrtarëve të PD-së për këtë çështje.