Autobusi me pasagjerë përplaset ‘kokë më kokë’ me një makinë

203

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Një autobus i linjave urbane është përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë të vogël.

Pas përplasjes, autobusi është përplasur edhe me një mur lavazhi aty pranë, për shkak se ka devijuar rrugën, për të mos shkaktuar të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

© SYRI.n