Astrit Patozi, 1 herë në javë “qan” për popullin në parlament, çdo natë derdh miliona… në ruletë!

891
Fjalimi i Patozit, do të kishte mbetur me vlerë “oratorike e programore”, nëse dje në “aksham”, ose më saktë 3 orë pas ligjërimit të tij, të mos ishin publikuar disa fotografi që tregonin deputetin Patozi, duke luajtur bixhoz në kazino… me lekët e pagës së tij mujore si deputet
Edhe kur nuk je në humor, të sjellin aq në humor por të hidhur, sa më shumë e vuajnë ata që e ofrojnë. Kjo ndodhi dje, në seancën parlamentare, e cila për nga fjalët dhe faktet do të mbahet mend si një komikllëk. Është fjala, për një leksion demokracie (siç e tha vetë), të mbajtur dje prej 45 minutash, 36 sekondash e 12 të qindave nga deputeti Astrit Patozi (aq sa zgjasin raportimet intime). Ishte një leksion i gjatë, aq sa vuri në gjumë edhe 3 deputetët e vetëm të PD të mbetur në sallë, të cilët u zgjuan pasi u njoftuan nga kryesuesi i seancës, se deputeti Patozi e mbaroi fjalimin “në mbrojtje të votës së misrit pa fara dhe miellit të helmuar të Vorës”! Ajo që bëri përshtypje, ishte fakti që deputeti i PD, ish-Zv/kryetari i PD dhe njëherësh ish-Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Astrit Patozi, dje në parlament mbajti një “fjalim programatik” për “mbrojtjen e votës së lirë”, sipas të cilit “nëse kjo votë cenohet”, sjell “pabarazi”. Deputet Astriti (Titi i Gosës së Kavajës), si “djalë i mençur dhe i urtë me shkollë të mesme pa shkëputje nga puna”, kur foli dje në parlament për votën e lirë, nuk ia ndiente mendja e zemra as për votën e 26 Majit 1996, as për votën e vitit 2007 e të vitit 2011, por vetëm për votën e 21 qershorit 2015, ose më saktë vetëm për votën e Fiqos së Vorës. Nuk e dimë, përse Astrit Patozi e do aq shumë Fiqon e Vorës, por dimë faktin, që realisht deputeti Patozi e “ka dashur dhe e do aq shumë” popullin e Vorës, sa në vitin 2013 ia mbathi nga Vora dhe u fut në listën e deputetëve të Vlorës. Se përse iku Astriti nga Vora e shkoi në Vlorë dhe për “çudi”, nuk ka shkuar asnjëherë në Kavajë ku është lindur e është rritur deri sa u pagëzua me emrin “Alfons Ballshi”, këtë “siklet” e di vetëm ai. Ne dimë vetëm faktin, që ai vazhdon të mbrojë Fiqon e Vorës, sikur të jetë jo deputet i parlamentit shqiptar dhe i popullit të Vlorës, por “ushtar” i miellit të Fiqos së Vorës. Fjalimi i Patozit, do të kishte mbetur me vlerë “oratorike e programore”, nëse dje në “aksham”, ose më saktë 3 orë pas ligjërimit të tij, të mos ishin publikuar disa fotografi që tregonin deputetin Patozi, duke luajtur bixhoz në kazino… me lekët e pagës së tij mujore si deputet! Mjafton të shikosh ato fotografi të deputetit Patozi, duke “zënë kokën më dorë” në kazino (jo për hallet e popullit) dhe bindesh se sa duhet besuar ky kumarxhi në fjalët që thotë në parlament, duke ulëritur me gjeste prej “babaxhani” sikur “i digjet barku për votën e lirë dhe për hallet e popullit”. Fotot e deputetit Patozi, të cilat e tregojnë duke hedhur miliona në kazino, nuk kanë nevojë për koment, por përcjellin një mesazh të qartë, se fjalimi i djeshëm në parlament i “profesor” Patozit, ka rezultuar një demagogji që nuk “ngjit” në popull, mbasi “orator” Patozi, rezultoi se fjalimin e mbajtur për votën e lirë, për varfërinë e shqiptarëve, për drejtësinë, për pagat e ulëta, për punësimin e munguar, për korrupsionin, për pabarazinë sociale dhe për “keqardhjen” e tij për të varfërit e kishte mbajtur disa orë pas bixhozit në një nga kazinotë e Tiranës. Fotografitë që kanë ardhur në Gazetën “Telegraf”, fill pas fjalimit të tij, publikojnë deputetin Patozi me pagën e marrë si deputetë i Vlorës dhe me “fjalimet” e mbajtura si “Sillo” i Fiqos së Vorës, duke luajtur bixhoz në një nga kazinotë e Tiranës. Gjatë lojës në kazino, deputeti Patozi duket më i sikletosur se sa gjatë fjalimit të mbajtur në parlament për votën e lirë dhe varfërinë e shqiptarëve! Fotografitë gjatë “punës” së deputetit Patozi në kazino, janë pamje që e tregojnë tepër të stresuar. E dinë të gjithë, që Astrit Patozi (Titi) i Gosës së Kavajës, ditën “qan për popullin”, ndërsa natën ulet në ruletet e kazinove. Nuk mund të themi, që milionat të cilat “popullori” Astrit i derdh në kazino, janë lekë nga mielli i Fiqos, por edhe pse kryesia e PD nuk e ka deleguar në Vorë, ai flet vetëm për Vorën! 
Sigal