Arabia Saudite, rafineria e naftës më e madhe në botë shpërthen pas sulmit me dronë nga rebelët

677
Sigal

Lëvizja rebele Houthi e Jemenit ka marrë përsipër sulmin që ka shkaktuar zjarr gjigand në rafinerinë më të madhe në botë në Arabinë Saudite.

Sulmi me dronë ndaj rafineri së dhe fushave të naftës nisi mëngjesin e të shtunës në impiantin madhor.

Zëdhënsi i lëvizjes Houthi, Jahia Sarie mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se rebelët kishin dërguar 10 drone për të sulmuar impiantin Abqaiq në fushat e naftës së Khurais. Ai shtoi se sulmet do të shtohen nëse Arabia vijon ndërhyrjen në konfliktin e Jemenit.