Apelit lë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj pasurive të Francesco Becchettit

99
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për sekuestron ndaj aksioneve të kompanive të Francesco Becchettit, pronar i Agon Channel. Vendimi është marrë seancën e sotme, pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, duke argumentuar lënien në fuqi të shkallës së parë për sekuestrimet.
Prokuroria e Tiranës, sekuestroi, pas lejes së dhënë nga gjykata, 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”, shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, si dhe bllokoi llogari bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga shtetasit Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini.
Këta persona, sipas Prokurorisë, janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigande pastrimi parash, e cila arrin në rreth 40 milionë euro në total. Burimet zyrtare sqaruan dje se Prokuroria e Tiranës, Njësia Task­-Force, e ka nisur hetimin për këtë çështje në vitin 2014.
 Prokuroria e Tiranës konsideron si organizator të skemës shtetasin italian Francesco Becchetti, i cili, në bashkëpunim me nënën e tij, shtetasen Liliana Condomitti, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare koncesionarkontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.
Hetimi ka sqaruar faktin se koncesionari “KEG”, i kontrolluar në shumicë aksionesh nga një kompani e Francesco Becchettit, ka kontraktuar për punime kompaninë “Energji”, e kontrolluar në mënyrë absolute nga nëna e tij, Liliana Condomitti.
aNë këto kushte, sipas Prokurorisë, nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007­2013, dhe të zbuluara tashmë nga hetimi, këta dy shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro. Këto shuma të mëdha parash, sipas Prokurorisë, më pas i kanë investuar në shoqëritë “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”, të administruara po prej tyre, në bashkëpunim edhe me shtetasit M.R dhe E. T. “Një pjesë tjetër të parave të përfituara nga manovrat financiare i kanë depozituar në disa banka”.