Ambasadori i ri i Portugalisë, Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles, i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit Meta

737
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës së Portugalisë në vendin tonë, zotit Francisco Maria de Sousa Rebeiro Telles.
Presidenti Meta vlerësoi nivelin e mirë të bashkëpunimit politik dypalësh dhe theksoi nevojën e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta u ndal në mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, ku vlerësoi ekspertizën shumë të kualifikuar të Portugalisë në drejtim të arsimit e trajnimit profesional në industrinë e turizmit.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Portugalia në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2018.
Sigal