Ambasada e SHBA në Tiranë jep një njoftim të rëndësishëm: Mos e humbisni këtë mundësi

98
Ambasada Amerikane, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka dhënë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit dhe drejtuesit më të mirë dhe të dalluar të komuniteteve nga e gjithë bota, përfshirë dhe Shqipërinë.
Në njoftim sqarohet se bëhet fjalë për të marrë pjesë në një program shkëmbimi për zhvillimin e tyre profesional.
Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë: Programi Community Solutions, financuar nga Zyra për Arsimin dhe Kulturën e Departamentit të Shtetit, u jep mundësinë drejtueseve më të mirë dhe të dalluar të komuniteteve nga e gjithë bota, të marrin pjesë në një program shkëmbimi për zhvillimin e tyre profesional, që përfshin edhe një përvojë thelbësore njohurish në Shtetet e Bashkuara. Jeni të interesuar? Shihni kriteret që kërkohen dhe aplikoni tani: https://exchanges.state.gov/non-us/program/community-solutions