Ambasada Amerikane iu jep lajmin e mirë: Nxitoni të fitoni 25 mijë dollarë

75

Data 1 mars mund të jetë ditë me fat për ju.
Kjo, falë një njoftimi të rëndësishëm që jep sot ambasada amerikane. Do të jetë pikërisht një fond i akorduar nga kjo ambasadë për të gjithë ata që do të jenë pjesëmarrës dhe fitues të projekteve me një tematikë të caktuar pikërisht nga Departamenti të Shkëmbimit me Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Bëhuni gati pjesëmarrës të programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit! Fondi për Inovacion 2018 nis më 1 mars! Merrni pjesë për të fituar deri në 25,000 dollarë në mbështetje të projekteve të shërbimit nga pjesëmarrës aktualë dhe të mëparshëm të programeve të shkëmbimit. A keni projektin e duhur? Mësoni më shumë: alumni.state.gov/aeif”, thuhet në njoftimin e ambasadës.