Sigal

Njerëzit helmohen masivisht në lokalet e Elbasanit, mbushet spitali me pacientë, AKU sillet si polici bashkiake

AKU është bërë polici bashkiake, duke gjurmuar çdo bari që therr ndonjë kec dhe lepur në shtëpi, duke ia sekuestruar, ngaqë nuk e ka çuar në thertore moderne, ndërkohë, që kap me qindra ton mish të importuar me sarmonellë, por nuk publikon as analizat (ngaqë laboratorët që ka kanë zënë pluhur),  cilët janë mikrobet, në çfarë përqindje janë, por nuk publikon as emrat e biznesit që importon qindra ton mish të infektuar dhe as emrat e pronarëve, sikurse nuk publikon as fabrikat që prodhojnë djath me nisheshte, apo kos me pluhuir qumështi. Gazeta “Telegraf” ka kambëngulur përherë që AKU të bëjë transparente analizat, të publikojë emrat e kompanive që rrezikojnë shëndetin publik me produkte të importuara, pasi AKU duke u sjellë me 2 standarte, mbron interesa të caktuara, apo bëhet edhe mashë e lunftës së një konkurrence jo të ndershme. AKU, sillet si polici bashkiake, duke sekuestruar ndonjë kilogram djath që shitet në rrugë, ndërkohë që nuk kontrollon lokalet, dyqanet, magazinat nëse plotësojnë standardet sipas ligjit. Dje në Elbasan ndodhi nj helmim kolektiv, ku dyzetë dasmorë u helmuan dhe u shtruan me urgjencë në spital, pasi mungojnë kontrollet e AKU-së, për t’u paraprirë të keqes.