Aksionet blic të policisë në jug të vendit/ Si u zhduk “Juli i Pashakos”

631
Sigal

Policia ka shpallur në kërkim Julian Sulajn pasi grupi hetimor zbuloi gjurmë të tijat në makinën që u përdor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe shoqëruesve të tij.

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit, i cili thirret ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”.

Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksion blic edhe në qytetin e Peqin. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë por operacioni rezultoi pa sukses. Dyshimet janë se Juli i “Pashkos” siç njihet ndryshe mund të fshihet në zonën e kenetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.